• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata penale lëshoi urdhër për ngritjen e hetimit kundër Lupço Palevskit, i cili gjendet në arrati

Gjykata penale lëshoi urdhër për ngritjen e hetimit kundër Lupço Palevskit, i cili gjendet në arrati

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata penale në Shkup, me propozim të Prokurorisë themelore publike - Shkup, mori urdhër për ngritjen e hetimit kundër Lupço Palevskit, i dyshuari i parë në vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

"Për të dyshuarin, i cili është në arrati, me procedurë urgjente është marrë vendim për ngritjen e hetimit për vepra penale - Rrëmbim nga neni 141 dhe Vrasje nga neni 123 nga KP. Prokurori publik nga Gjykata themelore penale Shkup parashtroi propozim për përcaktimin e masës paraburgim për person të zhdukur. Gjykata e pranoi propozimin dhe mori vendim, me të cilin masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet menjëherë pas gjetjes së tij dhe privimit nga liria", qëndron në kumtesën e Prokurorisë penale.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar pas Lupço Palevskit.

"Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964 në Shkup kërkohet me fletarrest ndëkombëtar për hetim për vepra penale 'rrëmbim' dhe 'vrasje', pas urdhërit të lëshuar XV KO nr. 3047/23 nga Prokuroria themelore publike Shkup, të publikuat në ueb faqen e MPB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR