• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata penale i cakton arrest shtëpiak prej tridhjetë ditësh edhe një personi tjetër për ndërhyrjen në M-NAV

Gjykata penale i cakton arrest shtëpiak prej tridhjetë ditësh edhe një personi tjetër për ndërhyrjen në M-NAV

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Gjykata Penale- Shkup ka caktuar arrest shtëpiak prej tridhjetë ditësh për personin e dyshuar për veprën penale “Rrezikim i sigurisë së komunikacionit ajror i cili prej disa ditësh ishte i pakapshëm për organet e përndjekjes, ndërsa dje është privuar nga liria në një nga vendkalimet kufitare. Nga gjykata theksojnë se këtij personi do t'i merret edhe pasaporta.

Prokuroria Themelore Publike- Shkup paralajmëroi se do të paraqesë ankesë ndaj një vendimi të këtillë.

Dje, prokurori publik është informuar nga MPB-ja se është gjetur dhe privuar nga liria me urdhër hetimor edhe njëri nga personat e involvuar për ndërhyrjen në M-NAV.

Ditë më parë për ndërhyrjen në M-NAV arrest shtëpiak është caktuar për katër persona mes të cilëve edhe për Bekim Nezirin, këshilltar në M-NAV dhe zyrtar i BDI-së. 

QËNDRONI TË LIDHUR