• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata penale i caktoi paraburgim prej 30 ditëve Lupço Palevskit

Gjykata penale i caktoi paraburgim prej 30 ditëve Lupço Palevskit

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën themelore penale në Shkup, i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve Lupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit (74).

"Për shkak të interesit të mediumeve, të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e informojmë opinionin se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Shkup dhe Veles nga nëntori i vitit të kaluar, L.P., i cili më 15.05.2024 u ekstradua nga Republika e Turqisë, me urdhër të gjykatësit me procedurë paraprake sot është dërguar në Gjykatën themelore penale Shkup që të prononcohet lidhur me masën e paraburgimit të përcaktuar në mungesë të tij, e me propozim të Prokurorisë themelore publike - Shkup. Pas prononcimit të të dyshuarit në prani të avokatit të tij, i vendosur sipas detyrës zyrtare, gjykatësi në procedurë paraprake mori vendim me të cilin të dyshuarit i përcaktohet masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, e cila fillon me realizimin e saj nga dita e pranimit të tij në Burgun hetues Shkup, e për shkak të ekzistimit të rrethanave nga neni 165 paragrafi 1 pika 1,2 dhe 3, respektivisht, ekzistojnë rrethana se mund të ikë, mund ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve, dhe rrethana që dërgojnë se do ta përfundojë ose përsërit veprën penale", qëndron në kumteësn e Gjykatës penale.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë në ankesë para Këshillit penal të kësaj gjykate, njoftojnë nga Gjykata themelore penale.

Palevski, i cili është përcjellë nga policia me kokë të ulur, i pyetur nga mediat nëse e i ka kryer vrasjet dhe nëse do të mbrohet me heshtje, tha "jo".

Ai për herë të parë është nxjerrë para gjykatësit në procedurës paraprake pas ekstradimit nga Turqia, ku kishte ikur dhe ishte kapur nga policia e atjeshme. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR