Gjykata penale caktoi arrest shtëpie për njërin, ndërsa masa kujdesi për personin tjetër të përfshirë në sulmin ndaj Arsovskës
- Gjykatësi nga Gjykata themelore penale caktoi masë të arrestit shtëpiak për njërin person të përfshirë në sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ndërsa për personin tjetër, i cili e ka kërcënuar, masa kujdesi.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:15, 12 korrik, 2025
Shkup, 12 korrik 2025 (MIA) - Gjykatësi nga Gjykata themelore penale caktoi masë të arrestit shtëpiak për njërin person të përfshirë në sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ndërsa për personin tjetër, i cili e ka kërcënuar, masa kujdesi.
"Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup, duke vepruar rreth propozimit të PTHP Shkup për caktim të masave për sigurim të pranisë kundër dy personave, të dyshuar për veprën penale Dhunë nga neni 386 paragrafi 3 pika 1 nga KP, ndërkaq lidhur me sulmin e djeshëm ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, solli vendime me të cilat: S.L., i dyshuar se verbalisht dhe fizikisht e ka sulmuar të dëmtuarën, i caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 8 ditëve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për procedurë të shkurtuar, ndërsa të dyshuarit të dytë, njejtë me inicialet S.L., i cili ngarkohet se e ka kërcënuar të dëmtuarën, i caktohen masa kujdesi në pajtim me nenin 146, paragrafi 1 pikat 1, 2, 3 dhe 6 nga LKP, përkatësisht ndalesë për braktisje të vendbanimit, obligim për lajmërim me kohë në gjykatë, marrje të dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për afrim dhe kontaktim me persona të caktuar", thonë nga Gjykata themelore penale Shkup.
Nga Gjykata theksojnë se kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankese para Këshillit gjyqësor.
Kryetarja e Qytetit Arsovska u sulmua dje derisa me kolegë nga Qyteti i Shkupit kontrolloi ndërtimin pa leje në Komunën e Çairit. ab/
Foto: МIА arkivi