• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata penale: Aktakuza kundër Lupço Palevskit është pranuar në tërësi

Gjykata penale: Aktakuza kundër Lupço Palevskit është pranuar në tërësi

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Këshilli për vlerësimin e aktakuzës duke vepruar në bazë të vlerësimit të akuzës kundër Lupço Palevskit, i dyshuar për dy vepra penale - "vrasje" dhe dy vepra penale "rrëmbim", në lidhje me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi në nëntor të vitit 2023, ka marrë vendim me të cilin aktakuza miratohet në tërësi, bën të ditur Gjykata Themelore Penale Shkup.

Prej atje shtojnë se opinioni do të informohet me kohë për ndryshimet e mundshme të datës për të njëjtën ngjarje penalo-juridike ku paraprakisht u akuzuan 4 persona të tjerë dhe ndaj tyre është formuar lëndë ku gjykimi tashmë është caktuar më datë 4 shtator 2024.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup më maj të këtij viti ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për kidnapimin dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Së fundmi ka përfunduar edhe hetimi ndaj Lupço Palevskit si i dyshuar kryesor për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutale, si dhe për një person tjetër të dyshuar për ndihmë në veprën penale ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

E mitura Vanja nga Shkupi dhe Pançe nga Velesi të cilët u raportuan si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor 2023.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR