• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese solli vendim për shfuqizimin e "balancuesit"

Gjykata Kushtetuese solli vendim për shfuqizimin e

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot në mbledhje solli vendim për shfuqizimin e "balancuesit" - mjeti për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Vendimi nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive.

Më shumë për vendimin, siç është paralajmëruar, do të informojë kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së sotme të 27-të.

Gjykata Kushtetuese më 18 shtator në një mbledhje debatoi nëse me theksimin e përkatësisë së komunitetit që është i nevojshëm për plotësimin e çdo vendi të punës, kandidatëve për nëpunës administrativ u kufizohet qasja në çdo vend pune, përkatësisht nëse me "obligimin e kandidatëve për nëpunës administrativ në aplikimin për punësim ndërmjet të dhënave tjera personale të theksojnë edhe përkatësinë e komunitetit", cenohet parimi i profesionalitetit dhe kompetencës dhe cenohet e drejta e garantuar e punës dhe zgjedhjes së lirë për punësim.

Pas disa orësh debat, gjykata mori vendim për fillimin e procedurës për dispozitat e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik - (neni 19 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën "që i përkasin komunitetit"), Ligjit për nëpunësit administrativ - (neni 36 paragrafi 1 alinea 1 në rubrikën "dhe përkatësia në komunitet"), Rregullorja për elementet e detyrueshme në shpalljen publike për punësim në sektorin publik - (neni 2 paragrafi 1 alinea 8 në pjesën "që i përkasin komunitetit/bashkësive", neni 2 paragrafi 2 dhe 3 neni 3 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën "që i përkasin komunitetit"), Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e regjistrit të të punësuarve në sektorin publik - (neni 3 paragrafi 1 alinea 8), si dhe Metodologjia për planifikimin e punësimit në sektorin publik në përputhje me parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, si dhe formën, përmbajtjen dhe shabllonin e planit vjetor të punësimit dhe raportin për zbatimin e planit vjetor të punësimit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR