• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese nuk do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës

Gjykata kushtetuese nuk do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Gjykata kushtetuese sot unanimisht vendosi të mos inicojë procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve, e njohur në opinion si "Marrëveshja e Prespës" dhe e hodhi poshtë nismën për vlerësim të kushtetutshmërisë së Dekretit me të cilin është shpallur ky Ligj.

"Gjykata kushtetuese unanimisht vendosi të mos inicojë procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për ratifikim të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 848 (1993) të Këshillit të KB-së për shfuqizim të marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosje të partneritetit strategjik mes palëve. Gjithashtu, Gjykata vendosi ta hedhë poshtë nismën për vlerësim të ligjshmërisë së dy akteve paraprake dhe harminizimin e tyre me nenin 3 të Ligjit për arritje të ratifikimit dhe ekzekutim të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për të drejtë të dakorduar", informoi sot kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Ajo tha se Gjykata kushtetuese vlerësoi se Ligji për ratifikim të marrëveshjes është në përputhje me Kushtetutën, që do të thotë, mbetet pjesë e rendit juridik të shtetit.

"Për këtë lëndë ishte zbatuar procedurë e hollësishme, mbledhje përgatitore dhe analizë gjithpërfshirëse e praktikës gjyqësore kushtetuese. Gjykata kushtetuese vlerësoi se Dekreti nuk përmban norma juridike. Nuk është rregull, është pjesë e procedurës edhe kur Gjykata kushtetuese heqë apo anulon ndonjë Ligj, Dekreti nuk hiqet posaçërisht", tha ajo.

Si shembull për këtë e ceki qëndrimin tashmë të marrë të Gjykatës në lëndën në të cilën nuk ishte ngritur procedurë për ligjin për Prokurorinë publike. Rast nga maji i këtij viti, në të cilin Gjykata kushtetuese e hodhi poshtë nismën me arsyetimin e njejtë për Dekretin, se nuk paraqet rregull.

Pjesa më e madhe e diskutimit në Kushtetuese zhvillohej për mosnënshkrimin e dekretit nga ana e presidentit të shtetit, në atë kohë Gjorge Ivanov, përkatësisht për detyrimin e tij në pajtim me nenin 75 paragrafi 3 nga Kushtetuta ta nënshkruajë Dekretin.

Ajo ndau edhe shembull nga praktika gjyqësore kushtetuese e kësaj gjykate, nga viti 1996, kur gjykata nuk ngriti procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 1 të Ligjit për ratifikim të marrëveshjes së përkohshme mes Maqedonisë dhe Greqisë, të arritur në Nju-Jork në vitin 1995.

Nga ana tjetër, shtoi, Republika ka ndërmarrë obligime ndërkombëtare në pajtim me marrëveshjes dhe edhe pse presidentit i ishte parashtruar një periudhë më të gjatë, ai megjithatë nuk e kishte nënshkruar dekretin, ndërkaq që dekreti është publikuar pa nënshkrimin e tij, por vetëm me nënshkrim të kryetarit ttë Kuvendit të RMV-së.

Lidhur me nenin 110 të Kushtetutës, përkatësisht kompetencë e Gjykatës kushtetuese për marrëveshje ndërkombëtare, Kacarska tha se Gjykata nuk ka kompetencë të vendosë për pajtueshmëri për marrëveshjet ndërkombëtare me Kushtetutën.

Sipas Kacarskës, Gjykata kushtetuese mundet unanimisht të vlerësojë nëse Ligji për ratifikim është sjellë në procedurë dhe formë të caktuar nga ana e trupit të autorizuar kushtetues, ndërkaq që ai është Kuvendi.

Parashtrues të nismave për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjeve të lartëpërmendura janë Todor petrov, kryetar i Kongresit botëror maqedonas, Ivica Efremov dhe Angellovski Stiv nga Manastiri, Sollza Gërçeva, Tome Todorovski.

Me sugjerime të caktuara në nisma pohohet se Dekreti për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes përfundimtare nuk është n[nshkruar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, që e bën atë akt të kundërt me nenin 51 të Kushtetutës. Pohohet se aktet e kontestuara e çrregullojnë sundimin e së drejtës. Është cekur në disa nga nismat se kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk ka pasur kompetencë të konstatojë përgjegjësi se presidenti i Republikës e ka shkelur Kushtetutën me mosnënshkrim edhe në situatën e dhënë, presidenti i shtetit nuk ka qenë i penguar ta kryejë funksionin, në mënyrë që të zëvendësohet nga ana e kryetarit të Kuvendit, përkatësisht ta nënshkruajë Dekretin, me pka ceket se është shkelur edhe neni 82 i Kushtetutës. Meqenëse presidenti i Republikës nuk e ka nënshkruar Dekretin, ceket se ligji i kontestuar nuk vlen dhe nuk mund të prodhojë veprim juridik, përkatësisht publikimi i Ligjit pa nënshkrim të presidentit të Republikës së Maqedonisë është shkelje e ashpër e Kushtetutës. Në disa nga nismat parashtruesit pohojnë se marrëveshja është e pavlefshme sepse ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të vetëvendosjes së popujve, të drejtën e secilit popull të zgjedhë emrin e vet, identitetin, karakteristikat e veta nacionale, simbolet dhe të tjera dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës për të drejtën e dakorduar.

Në të gjitha nismat kontestohet afati i publikimit të akteve në Gazetë zyrtare, si në kundërshtim me Kushtetutën. Në nismat, parashtruesi thekson se aktet e kontestuara janë jokushtetuese sepse me to është shkelur neni 52 i Kushtetutës, i cili konstaton se ligjet dhe rregullat e tjera publikohen në Gazetë zyrtare të RMV-së "më së voni në afat prej shtatë ditëve nga dita e miratimit të tyre". ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR