Gjykata kushtetuese në Shqipëri vendosi të debatojë kërkesën e qeverisë për rastin "Balluku" zëvendëskryeministrja dorëzoi ankesë në Gjykatën e Apelit
- Gjykata Kushtetuese sot vendosi të pranojë kërkesën e qeverisë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë në rastin "Balluku", por nuk caktoi një datë për debat.
- Post By Ramize Qamili
- 15:42, 2 dhjetor, 2025
Tiranë, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot vendosi të pranojë kërkesën e qeverisë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë në rastin "Balluku", por nuk caktoi një datë për debat.
"Kërkesa u shqyrtua nga një trup prej tre gjyqtarësh kushtetues dhe vendosën ta referojnë çështjen në një takim të të gjithë gjyqtarëve. Data për debat nuk është caktuar ende, publikuan mediat.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (GJKKO) më 22 nëntor të muajit të kaluar mori vendim që zëvendëskryemnistrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës, Belinda Balluku, të pezullojë nga funksioni dhe t'i ndalojë asaj të dalë nga vendi.

Vendimet u morën pasi më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) publikoi se kishte akuzuar Ballukun për shkelje të trajtimit të barabartë të pjesëmarrësve në tender ose furnizim publik.
Në fund të nëntorit, Qeveria e Shqipërisë kërkoi një mendim nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë për shkarkimin e Ballukut nga funksioni. Kryeministri Edi Rama tha se do ta respektonin vendimin e Gjykatës së Specializuar, por e vlerësoi atë si "ndërhyrje në gjyqësor në punën e pushtetit ekzekutiv".
Sot zëvendëskryeministrja Balluku parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit pranë Gjykatës së Posaçme kundër vendimeve të gjykatës. rq/