• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese mori donacion kompjuterë dhe printerë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim

Gjykata Kushtetuese mori donacion kompjuterë dhe printerë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot njoftoi se ka marrë donacion prej dhjetë kompjuterëve dhe dhjetë printerëve nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). 

Pajisjet në Gjykatë të punësuarve ua prezantuan përfaqësuesit e agjencisë të udhëhequr nga koordinatori nga Shkupi, Mehmet Bajrak.

 

Koordinatori i TIKA-s, Bajrak theksoi se donacioni i sotëm është vazhdimësi e bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese, të cilit i ka paraprirë mobilimi i sallës për takime dhe konferenca për shtyp në vitin 2020 dhe sigurimi i pajisjeve teknike në vitin 2013.

 

"Kryetarja Dobrilla Kacarska shprehu mirënjohjen e saj në emër të të gjithë punonjësve të Gjykatës dhe theksoi se ky donacion është i rëndësishëm për punën moderne dhe efikase të të gjithëve në Gjykatën Kushtetuese në aspektin e kapaciteteve teknike dhe pajisjeve", thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese. qa

Foto: Gjykata Kushtetuese

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR