• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese: Ligji për Gjuhët do të shqyrtohet në përbërje të plotë

Gjykata Kushtetuese: Ligji për Gjuhët do të shqyrtohet në përbërje të plotë

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Ligji për përdorimin e gjuhëve do të vendoset në seancë në të cilën do të marrin pjesë të gjithë nëntë gjyqtarët kushtetues, duke pasur parasysh rëndësinë dhe interesin në publik, informojnë nga Gjykata Kushtetuese. Nga aty shtojnë se nuk do të jetë në tetor, pasi është paralajmëruar mungesa e disa prej gjyqtarëve.

"Lënda në të cilin kontestohet Ligji për përdorimin e gjuhëve do të vendoset në seancë ku do të marrin pjesë të gjithë nëntë gjyqtarët, duke pasur parasysh rëndësinë dhe interesin në publik. Gjatë muajit të ardhshëm, tetorit, çështja nuk është planifikuar për në rendin e ditës të asnjë seance për shkak të mungesës së paralajmëruar të disa prej gjyqtarëve që janë konfirmuar si folës në ngjarje ndërkombëtare jashtë vendit, por edhe për arsye private. Sapo të futet në rend dite, publiku do të njoftohet", thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Lënda e Ligjit për Gjuhët përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë të ndryshëm, parti politike, shoqata, ndërsa është themeluar që nga viti 2019.

"Me Ligjin për Gjuhët, politika krijoi një lloj kaosi juridik, i cili rezultoi me kaos politik, mosbesim, dilema. Publiku ka parë tashmë edhe raportin e Komisionit të Venecias. Gjykata Kushtetuese është në lëvizje jo për të marrë një vendim të mençur, por vendim kushtetues-ligjor dhe të arsyetuar. Çfarë mund të vendoset, nuk e di dhe nuk mund ta di dhe nuk do të komentoj", tha në intervistë për MIA-n kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Në mars 2018, Kuvendi miratoi Ligjin e ri për Përdorimin e Gjuhëve, me të cilin zgjerohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjithë vendin. Ligji i mëparshëm e përcaktonte gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por vetëm në territorin ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20 për qind të popullsisë lokale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR