• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese ka ngritur procedurë për Rregullin e ARM-së, me të cilin ndalohet kryerja e riteve fetare

Gjykata kushtetuese ka ngritur procedurë për Rregullin e ARM-së, me të cilin ndalohet kryerja e riteve fetare

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese në seancën e sotme ka ngritur procedurë për Rregullin e ARM-së, me të cilin ndalohet kryerja e riteve fetare.

"Gjykata kushtetuese ka ngritur procedurë për Paragrafin 4 alineja 1 nga Rregullorja për sistemim dhe rend në Armatën e Republikës së Maqedonisë nr. 02-295/1 nga data 16.07 të vitit 2012. Përmbajtja e kontestuar: Në objektet ushtarake ndalohet kryerja e riteve fetare", informojnë nga Gjykata.

Në këtë fazë të procedurës, Gjykata ka shprehur dyshim se akti i kontestuar nuk është në pajtim me vlerat themelore të rendit kushtetues, të konfirmuara në nenin 8 paragrafi 1 alinetë 1, 3 dhe 11 nga Kushtetuta, respektivisht të lirive themelore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, sundimin e së drejtës, si dhe të neneve 3, 8 dhe 20 nga Ligji për pozitë juridike të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit religjioz.

Sipas Gjykatës kushtetuese, me miratimin e dispozitës së tillë, shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së i ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore dhe është vënë në rolin e ligjdhënësit, pasi përmbajtja e tillë nuk mund të rregullohet me akt nënligjor.

Gjykata kushtetuese pas analizës së bërë vlerësoi se rregullimi i kushteve nën të cilat mund të realizohet e drejta e kryerjes së lirë të riteve fetare në kuadër të forcave të armatosura paraqet ekskluzivsht "materia legis", respektivisht materie ligjore dhe në asnjë rast nuk mund të rregullohet me Rregull.

Në pajtim me këtë, Gjykata kushtetuese vlerësoi se dispozita e kontestuar mund të sillet në dyshim për kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e saj. bsh/

Foto: Gjykata kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR