• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese ka hapur 15 lëndë me iniciativë të saj, në fokus puna e disa komunave

Gjykata Kushtetuese ka hapur 15 lëndë me iniciativë të saj, në fokus puna e disa komunave

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 10-të në të cilën është paraparë të diskutohen 15 lëndë të cilat Gjykata i ka formuar me iniciativë të saj, ndërsa i referohen dispozitave të rregullores për punën e 15 komunave.

Siç informojnë nga Kushtetuesja, këto lëndë i kanë formuar për shkak të indikacioneve se komunat dolën jashtë kompetencave të tyre duke i dhënë mundësinë Këshillave që të japin interpretim autentik të vendimeve që marrin vetë.

"Para Gjykatës do të diskutohen dispozitat nga rregullorja për punën e komunave të Krushevës, Pllasnicës, Kriva Pallankës, Gostivarit, Kërçovës, Kavadarit, Strumicës, Bogdancit, Bogovinës, Zhelinës, Haraçinës, Debërcës, komunës Konçe, Petrovecit, Sarajit", thuhet në kumtesën e Kushtetueses. 

Është paraparë votim dhe konsultim për gjashtë lëndë, gjegjësisht marrjen e vendimeve përfundimtare për rastet që Gjykata i ka diskutuar tashmë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR