• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese inicoi procedurë për "balancuesin"

Gjykata kushtetuese inicoi procedurë për

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese sot në mbledhje e pranoi nismën e Komisionit për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, i cili inicoi procedurë për heqjen e "balancuesit" përkatësisht veglën për punësim në sektorin publik sipas përkatësisë etnike.

Zëdhënësja e Gjykatës kushtetuese, Hristina Belovska deklaroi se Gjykata pas njëd ebati disaorësh inicoi procedurë për dispozita të ligjit për të punësuar në sektorin publik, Ligjit për nëpunës administrativ, Rregulloren për elemente të domosdoshme në konkursin publik gjatë punësimit në sektorin publik, përkatësisht dispozita nga akte të cilat ishin kontestuar nga ana e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Gjykata i vlerësoi thëniet e Komisionit si të bazuara, por edhe i zgjeroi dyshimet për moskushtetutshmëri dhe paligjshmëri si dhe për dispozita të tjera, dhe me iniciativë të vet inicoi procedurë për dispozita nga ligjet e njejta por edhe për akte nënligjore të cilat dalin prej tyre", tha Belovska. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR