• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese: Funksionarët të cilët kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar nuk do të mund të marrin apanazh

Gjykata kushtetuese: Funksionarët të cilët kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar nuk do të mund të marrin apanazh

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Gjykata kushtetuese në seancën e sotme e ka hequr nenin 22 nga Ligji për paga dhe kompensime tjera të funksionarëve të emëruar, që do të thotë se funksionarët të cilët kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar, nuk do të mund të marrin apanazh.

"Përmbajtja e këtij neni është se deputeti ose ndonjë funksionar tjetër, që ka dhënë dorëheqje ose është shkarkuar nga detyra para skadimit të kohës për të cilën është zgjedhur ose emëruar, i ka të gjitha të drejtat si funksionarët tjerë dhe të drejtë për apanazh", thotë zëdhënësja e Gjyatës kushtetuese, Hristina Bellovska.

Ky nen, sipas Gjykatës, nuk ka arsyeshmëri kushtetuese.

"Gjykata e merr parasysh faktin se deri te dorëheqja ose deri te shkarkimi vjen për shkak të njonjë lloj përgjegjësie lidhur me kryerjen e funksionit të besuar", thotë Bellovska.

Sipas Gjykatës, dorëheqja dhe marrja e kompensimit në para në raste të tilla nuk përputhen mes vete dhe për këtë shkak është vendosur që të hiqet kjo dispozitë, si kundërshtuese ndaj së drejtës, e cila është një nga vlerat themelore të Kushtetutës sonë.

Ky vendim i Gjykatës kushtetuese është përfundimtar dhe hynë në fuqi pasi të publikohet në Gazetën zyrtare. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR