• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese e ka ndërprerë përkohësisht dhënien e certifikatave me përkatësi etnike

Gjykata Kushtetuese e ka ndërprerë përkohësisht dhënien e certifikatave me përkatësi etnike

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Gjykata Kustetuese ka vendosur që të ngritë procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë për udhëheqje të librave amë dhe të aprovojë masë kohore, gjegjësisht zgjidhje, me të cilën ndalohet kryerja e formularëve, të cilat tashmë janë në zbatim, e kjo konrektisht i përket certifikatave të librave amë për të lindurit, duke pasur parasysh se formularët e tjerë janë me zbatim të anuluar nga 1 janari i vitit 2024, deklaroi zëdhësja e Gjykatës Kushtetuese, Kristina Bellovska.

Siç theksoi ajo, Gjykata Kushtetuese sot vlerësoi se me miratimin e udhëzimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është bërë shkelje e nenit 52, paragrafi 2 nga Kushtetuta në të cilën nuk është respektuar harku kohor, në të cilën është dashur të publikohet ky udhëzim i regjistruar me numrin e arkivit nga 29 maj të vitit 2023 dhe i publikuar më 15 qershor të vitit 2023 që do të thotë nuk është respektuar Kushtetuta dhe neni 52, në të cilin parashikohet afat më së voni për shtatë ditë.

"Këtu do të përmend rëndësinë e kësaj baze sepse Kushtetuta nuk i respekton afatet si në çështje teknike, por në çështje që hyn thellë në garancitë kushtetuese të lirive dhe të drejtave themelore, pikërisht se është i vendosur në atë pjeës të Kushtetutës", tha Bellovska.

Duke pasur parasysh se aktivitetet për ekzekutimin e udhëzimit janë ndërprerë, gjegjësisht gjatë kësaj periudhe derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim përfundimtar për këtë rast, ato deklarata nuk mund të jepen.

Ajo që vijon është përgatitja e një referati të ri që do të përmbajë një propozim për shfuqizimin ose anulimin e asaj që është sjellë.

Edhe pse në seancë kishte shprehur mendime të ndryshme, vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor me pesë vota, respektivisht me shumicë votash.

"Mendimet e ndryshme i referoheshin deklaratës së parashtruesit të aktit. Në këtë fazë, Gjykata Kushtetuese do t'i kërkojë ato mendime duke pasur parasysh se do të përgatitet një vendim përfundimtar dhe do të kërkohen mendime nga autori i aktit", tha Belovska.

Për sa i përket faktit nëse konkluzionet e nxjerra tashmë do të vlejnë, Bellovska thotë se për momentin nuk komentojnë, por se do të dihet kur Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin përfundimtar.

Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese bëri të ditur gjithashtu se përveç këtij rasti sa i përket udhëzimit për mbajtjen e librave amë, janë duke u punuar edhe për dy të tjera.

"Kjo është kryesisht punë e Kuvendit, respetivisht ligjvënësit", shtoi ajo.

Në seancën e sotme kishte edhe pika tjera në rend të ditës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR