• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese e ka hedhur posht kërkesën e parashtruar nga Antonio Milloshoski

Gjykata kushtetuese e ka hedhur posht kërkesën e parashtruar nga Antonio Milloshoski

Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Gjykata kushtetuese vlerësoi se aktakuza nuk paraqet akt individual, me të cilin vendoset për liritë dhe të drejtat individuale për qytetarët, respektivisht për kufizimin ose marrjen e lirive dhe të drejtave të caktuara, të garantara me Kushtetutë, por bëhet fjalë për parashtresë, respektivisht akt të njëanshën procesual, i cili është bazë për udhëheqjen e procedurës penale dhe e ka hedhur posht kërkesën e parashtruar nga Antonipo Milloshoski, për rastin ku theksohet kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave, ndërsa si akt me të cilin janë shkelur liritë dhe të drejtat, ka parashtruar aktakuzë dhe vendim me të cilin dokumenti u miratua në tërësi.

Nga Gjykata kushtetuese, potencojnë se sipas dispozitës së shënuar nga neni 51 nga Rregullorja, Gjykata vendos për mbrojtje të lirive dhe të drejtave, të shkelura me akt përfundimtar ose të plotëfuqishëm individual, si dhe duke e marrë parasysh dispozitën nga neni 52 nga Rregullorja, sipas së cilës në kërkesën nga neni 51, nevojitet të publikohen shkaqet, për të cilat kërkohet mbrojtje, aktet ose veprimet me të cilat ato janë shkelur, faktet dhe dëshmitë, në të cilat bazohet kërkesa, si dhe të dhëna tjera, të nevojshme për vendosjen e Gjykatës kushtetuese, e në rastin konkret aktakuza, gjë që me këtë lëndë nuk është rast.

"Gjykata konfirmoi se nuk janë plotësuar parashtresat nga dispozitat e përmendura nga rregullorja e Gjykatës kushtetuese, për veprim meritor dhe vendosje për kërkesën për mbrojtje të lirive dhe të drejtave", thuhet në kumtesën e Gjykatës kushtetuese. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR