• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese e hoqi pjesën e "nacionalitetit" në Ligjin për evidencën amë

Gjykata kushtetuese e hoqi pjesën e

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme solli vendim me të cilin hiqet pjesa e "nacionalitetit" në Ligjin për evidencën amë, kumtoi shërbimi i Gjykatës për shtyp.

Gjykatësit kushtetues e sollën këtë vendim në kuadër të lëndës së formuar pas nismës ë parashtruar nga partia politike E Majta, në të cilën është kontestuar neni 4 paragrafi 1 pika 2 në pjesën e "nacionalitetit", neni 11 paragrafi 1 pika 1 në pjesën e "nacionalitetit" dhe neni 13 paragrafi 1 pika 1 në pjesën e "nacionalitetit" nga Ligji për evidencën amë.

Gjykata kusshtetuese më 20 dhjetor 2023, inicoi procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së dispozitave kontesstuese të Ligjit për evidencën amë sepse në mënyrë të bazuar u paraqit çështja për përputjjen e tyre me Kushtetutën.

Sipas Gjykatës, deklarimi për përkatësinë nacionale, nuk është detyrë, por mundësi (e dhënë e padetyruehsme) me çka qytetarët janë të privuar nga e drejta dhe të mos deklarohen për përkatësinë e tyre nacionale, për çka Gjykata shfaqi dyshim për dakordimin e pjesësve të kontestuara të përmbajtura në dispozitat e Ligjit me nenin 8 paragrafi 1 alinea 2 e Kushtetutës për shprehjen e lirë të përkatësisë nacionale ssi vlerë themelore e rendit kuhtetues që e përfshsin e drejta e persosnit për ta hsprehur, por edhe për të mos e shprehur përkatësinë nacionale.

"Gjithashtu, pjesët e kontestuara të dispozitave të Ligjit për evidencën amë, për deklarimin e qytetarëve për identifikimin personal nacional, pa mundësi për zgjedhjen të deklarohen apo jo, por edhe ta ndryshojnë deklarimin, në mënyrë të pakontestuehsme hyn edhe në sferën e privatësisë njerëzore dhe jetës personale, me çka edhe nga ky aspekt Gjykata shfaqi dyshim për dakordimin e pjesëve të kontetuara të dispozitave ligjore me nenin 25 të Kushtetutës", ceket në arsyetimin nga Gjykata kushstetuese", ceket në aryetimin e Gjykatës kushtetuese. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR