• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata kushtetuese do të vazhdojë për nismën për veprimin e operatorëve telekomunikues me të dhënat për parapaguesit

Gjykata kushtetuese do të vazhdojë për nismën për veprimin e operatorëve telekomunikues me të dhënat për parapaguesit

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese sot diskutoi për Ligjin për komunikime elektronike i cili cakton obligim që operatorët telekomunikues të ruajnë të dhëna për komunikimet elektronike të të gjithë parapaguesve në periudhë prej 12 muajve, pa vendim gjyqësor për atë. Në nismën, krahas nenit të lartëpërmendur 178 nga Ligji për komunikime elektronike kontestohet edhe neni 176 paragrafi 3 nga ligji i njejtë i cili cakton se operatorët janë të obliguar të dhënat e ruajtura për komunikime elektronike të parapaguesve me kërkesë t'ua parashtrojnë organeve kompetente sipas kushteve dhe procedurës së caktuar me ligj.

Gjykatësja e lëndës, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, theksoi se bëhet fjalë për ruajtje të meta të dhënave të cilët nuk e zbulojnë përmbajtjen e porosive.

"Bëhet fjalë për meta të dhëna, dhe jo për përrmbajtjen e porosive, por, zbulon dërguesin, pranuesin, lokacionin. Meta të dhënat nuk janë të dhëna të cilat flasin për përmbajtjen, ai është ligj tjetër, Ligj për ndjekje të komunikimeve", sqaroi Vasiq Bozaxhieva.

Sipas saj, masa e ruajtjes së të dhënave paraqez kufizim të të drejtës kushtetuese për pacenueshmëri të letrave dhe mënyra të tjera të komunikimit.

"Ligji duhet të garantojë pavarësi të ruajtje së të dhënave. Duhet të dihet nën cialt kushte dhe për cilat qëllime ruhen, të ketë organe të pavarura të cilat do të kryejnë kontroll, qytetarët duhet të jenë të informuar", shtoi gjykatësja. Theksoi se ligji nuk e përmbushë parimin ndërkombëtar sepse siguron ndjekje masive dhe të pakufizuar të komunikimeve të të gjithë meve dhe ligji nuk rregullon se çka bëhet më pas me informatat e dhëna.

Gjykatësi Osman Kadriu theksoi se bëhet fjalë për nismë të qëndrueshme juridike, të argumentuar me fakte juridike relevante.

Gjykatësja Dobrilla kacarska theksoi se, sipas saj, është nebuloze që disa të dhëna të fshihen për 12 muaj, ndërsa ato drejt të cilave disa organe kanë qasje, të mos kenë afat ruajtjeje.

Gjykatësja Ana Pavllova Daneva e parashtroi pyetjen, duke ndarë se praktika në Evropë është të ndiqen meta të dhënat, nëse do të jemi të vetmit të cilët nuk do të mund të mbledhin meta të dhëna, ndaj çka gjykatësja Kacarska u përgjigj se nëse jiqen këto dispozita, ligjvënësi do të duhet ta rregullojë ligjin.

Gjykatësja Jadranka Daboviq Anastasova theksoi se, gjithashtu, do ta mbështesë referatin. Përderisa, gjykatësi Fatmir Skender e parashtroi pyetjen nëse do të vinte deri tek ndonjë pamundësim në veprimin e organeve të ndjekjes. Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, theksoi se, siç tha, "nuk ekziston dilemë se ne do të inicojmë procedurë, epilogu dihet dhe e mbështes atë propozim", megjithatë, siç shtoi, pyetja është nëse do të bëhet ndonjë çrrregullim.

Parashtruesit e nismës konsiderojnë se dispozitat e kontestuara të Ligjit nuk përmbajnë garanca kundër keqpërdorimit të mundshëm nga ana e organit të autorizuar me mundësinë e dhënë teknike për ndjekje të vazhdueshme dhe të pavarur të komunikimeve elektronike të qytetarëve, si dhe gjatë grumbullimit të të dhënave të nevojshme lidhur me komunikimin e realizuar. Në mungesë të dispozitave të qarta ligjore lidhur me ndjekjen e komunikimeve, sipas tyre, ekziston rreziku për krijim të fuqisë së pakufizuar, në kundërshtim me parimin e sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Parashtruesit e nismës janë EUROTHINK - Qendra për strategji evropiane nga Shkupi, Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Asociacioni për nisma zhvillimore - Zenit Shkup nga Shkupi, Forumi për hulumtim të politikave të sigurisë SEKURITAS nga Manastiri dhe prof. dr. Tërpe Stojanovski nga Shkupi.

Vendimin lidhur me nismën Gjykata do ta sjellë pas përfundimit të mbledhjes. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR