• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese dhe Fakulteti juridik vendosën bashkëpunim i cili duhet të kontribuojë edhe për ngritjen e kredibilitetit të gjyqësisë

Gjykata Kushtetuese dhe Fakulteti juridik vendosën bashkëpunim i cili duhet të kontribuojë edhe për ngritjen e kredibilitetit të gjyqësisë

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe dekani i Fakultetit Juridik "Justiniani i Parë" pranë USHCM-së Sasho Georgievski sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me të cilin mundësohet vendosja e bashkëpunimit, këmbimit të njohurive dhe përvojave dhe përforcimit të kapaciteteve institucionale, e cila duhet të kontribuojë edhe për ngritjen e kulturës politike dhe juridike në shtet.

Kostadinovski theksoi se për të si gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese nënshkrimi i këtij Memorandumi është një lajm i mirë për Gjyqësinë kushtetuese, sepse vlerëson se prania e madhe e shkencës në Gjykatën Kushtetuese do të ketë vlerë të madhe, ndërsa vetë Memorandumi do të sjellë përfitime për të dy institucionet.

"Jo rastësisht si prioritet të lartë e vendosa praninë më të madhe të shkencës në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht vlerësimi im personal ishte se një kohë të gjatë shkenca ka munguar në GJK dhe kjo është diçka që duhet të rregullohet. Prof. Georgievski tha se është natyrale lidhja ndërmjet FJ dhe GJK dhe kjo lidhje e ndërsjellë duhet të na sjellë interes të përbashkët veçanërisht për çështje nga vlera për gjykatën kushtetuese, ndërsa të tilla ka shumë. E dyta, vlerësimi im personal për gjendjet në shtet në përgjithësi edhe për besimin e qytetarëve jo vetëm në sistemin gjyqësor por në përgjithësi në sistemin shtetëror, është politika e dobët, para se gjithash kultura politike, juridike, kushtetuese dhe gjyqësore. Kjo është një nga format në të cilën ne mund të bashkëpunojmë edhe për ngritjen e asaj kulture, sepse mungesa e asaj kulture kohë të gjatë në shoqërinë tonë na ka sjellë në këtë gjendje. Ekzistojnë shumë forma të bashkëpunimit, pres një bashkëpunim të frytshëm dhe veçanërisht më vjen mirë që pikërisht unë me mentorin tim të dyfishtë ta nënshkruajmë këtë bashkëpunim", tha Kostadinovski, duke theksuar edhe se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të realizuar të gjitha përmbajtjet.

Memorandumi për bashkëpunim hyn në fuqi me ditën e lidhjes së tij. sa/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR