• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese konstatoi shkelje të lirisë të shprehjes së lirë të mendimit të gazetarit në Kuvend, në ngjarjet e 26 prillit

Gjykata kushtetuese konstatoi shkelje të lirisë të shprehjes së lirë të mendimit të gazetarit në Kuvend, në ngjarjet e 26 prillit

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme solli vendim me të cilin u konstatua se është kryer shkelje e lirisë së të shprehurit të lirë të mendimit për Vlaltko Stojanovskin, të kryer me dy aktvendime, njëri nga Gjykata civile Shkup dhe trjtri nga Gjykata e Apelit, që të dy të miratuar gjatë vitit 2021.

Sipas gjykatës, në dy aktvendimet është bërë lëshim në konstatimin e shkeljes së lirisë së shprehjes për Vllatko Stojanovskin, si gazetar i "Fokus"-it, gjatë ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, që ndodhën në Kuvend.

Siç deklaroi sot zëdhënësja e Gjykatës kushtetuese, Hristina Belovska, pikënisje për marrjen e këtij qëndrimi të Gjykatës është ajo që liria e mediumeve, si pjesë prëbërëse e lirisë së të shprehurit e përfshin lirinë e informimit publik dhe pranimit dhe transmetimit të lirë të informatave të çështjeve të interesit publik.

"E tërë kjo paraqet parakusht të ekzistimit të shoqërisë demorkatike, sepse komunikii i lirë i informatave dhe ideve për çështje politike dhe të tjera shoqërore të interesit publike janë me rëndësi thelbësore. Kjo implikon liri të mediumeve të marrin informata në bazë të të cilave ato do të mund ta realizojnë rolin e vet, të komentojnë dhe raportojnë për të gjitha çështjet që janë me rëndësi të madhe. Kjo implikon liri të mediumeve të marrin informata në bazë të të cilave ata do të mund ta realizojnë rolin e vet, të komentojnë dhe rpaortojnë për të gjitha çështjet të cialt janë të rëndësishme dhe të interesit publik", shtoi Belovska.

Siç potencoi, rrethanat e cekura janë të rëndësishme dhe relevante, por nuk janë marrë parasysh nga ana e gjykatave kompetente të cilat kanë vendosur me kërkesë të parashtruesit.

Ajo përmendi se vendimi i Gjykatës kushtetuese është prëfundimtar dhe ekzekutiv dhe gjykatat kompetente janë të detyruara ta zbatojnë.

Lidhur me lëndën e verifikuar nën numrin rendor 87/2023, përkatësisht neni i kontestuar 1 nga Ligji për plotësim të Ligjit për rroga dhe kompensime të tjera të personave të zgjehdur dhe të emëruar në shtet, Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme vendosi të hidhet poshtë nisma, sepse në këtë rast bëhet fjalë për dispozitë të derroguar që është shterrë në zbatim dhe nuk ekzistojnë kushte themelore për qëndrim meritor të gjykatës në vendim-marrje.

Kjo, siç tha Belovska, ka të bëjë me bazën për përllogaritje të rrogave të gjykatësve kushtetues në një peirudhë konkrete.

Foto/МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR