• e diel, 24 nëntor 2024

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka konstatuar shkelje për të drejtën e lirisë së lëvizjes

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka konstatuar shkelje për të drejtën e lirisë së lëvizjes

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka miratuar aktvendim për rastin "Memedova dhe të tjerët kundër Maqedonisë së Veriut" dhe ka konstatuar se ndaj katër personave, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, pjesëtarë të bashkësisë etnike rome u është shkelur e drejta për lirinë e lëvizjes dhe ndalimi i diskriminimit nga shërbimet kufitare, informoi sot Shoqata maqedonase e juristëve të rinj.

"Këto katër persona kanë qenë viktima të praktikës ilegale të aplikuar nga MPB gjatë periudhës së vitit 2011 deri në vitin 2016, ku personave të komunitetit romë shpeshherë u ndalohej të largoheshin nga vendi, pa bazë ligjore dhe shpesh në atë mënyrë shkelej dinjiteti i tyre njerëzor", thuhet në kumtesë.

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj në bashkëpunim me një ekip të avokatëve dhe Qendrën Evropiane për të drejtat e romëve u është ofruar ndihmë juridike këtyre personave për zhvillimin e procedurave para gjykatave vendore. Për katër personat, të cilëve u referohet vendimi i Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, thuhet se SHMJR ka ofruar avokatë dhe ka mbuluar shpenzimet e zhvillimit të procedurës duke përfshirë përgatitjen e ankesave dhe përfaqësimin në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR