• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata e Strugës nuk pranoi vjetërësi për ndjekjen penale të Merkos për blerjen e automobilit luksoz, mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjykatësit

Gjykata e Strugës nuk pranoi vjetërësi për ndjekjen penale të Merkos për blerjen e automobilit luksoz, mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjykatësit

Strugë, 2 shtator 2024 (MIA) - Është shtyrë seanca kryesore në gjykimin kundër kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko për blerjen e automjetit luksoz “Audi A6”, në vlerë prej 67 mijë euro. Një vendim të tillë gjykata e ka marrë në seancën e sotme pas kërkesës së mbrojtjes për shkarkimin e gjyqtares Nadica Mitreska, për shkak, sipas tyre, shkelje të të drejtave të të akuzuarit.

Prokurori publik në Prokurorinë Themelore Publike Strugë, Nikolla Joleski, ka paraqitur prova me të cilat tregoi se vepra nuk është vjetëruar, me kërkesë tëë mëparshme të avokatit të Merço Igor Petkoskit, që gjykata të refuzojë propozimin e aktakuzës për shkak të skadimit të afatit për aktakuzë.

Joleski ka paraqitur njoftim se më 13 janar 2021, prokurori publik i cili ka punuar në rastin nga PTHP NJOK Shkup ka dorëzuar në MPB BSP në lidhje me verifikimin e pretendimeve pas iniciativës së Komisionit Shtetëror për Parandalim e Korrupsionit në pjesën e prokurimit publik, nga e cila edhe buron akuza. Me ato prova ai beson se konfirmohet ndërprerja e vjetërësisë dhe akuza nuk është e vjetërësuar për ndjekje penale.

 

Gjyqtarja Mitreska e pranoi ankesën e prokurorit dhe konstatoi se afati për vjetërësi është ndërprerë dhe se vjetërësia nuk është ndonjë privilegj i kryerësit të veprës penale. Kërkesa për përjashtimin e saj nga çështja, sipas saj, është e drejtë ligjore e mbrojtjes, e cila duhet të vendoset nga kryetari i gjykatës.

Mbrojtja, e udhëhequr nga avokati Petkoski, thekson se gjyqtari gjykues ka marrë vendim pa i dorëzuar provat nga prokurori dhe pa mundësi që të deklarohen për to.

Mbrojtja brenda 24 orëve duhet t'i parashtrojë propozim të arsyetuar kryetarit të Gjykatës Themelore të Strugës se përse kërkon shkarkimin e gjyqtarit gjykues, pas së cilës do të dihet nëse lënda do të mbetet tek i njëjti gjyqtar apo do të transferuar në një tjetër.

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar akuzon kryetarin e Strugës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për blerjen e katër automobilave me vlerë rreth 114 mijë euro, mes të cilave edhe një “Audi A6” luksoze në periudhën kur Komuna kishte llogari të bllokuar. ls/ 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR