• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjykata e nderit e Odës së Mjekëve do të vendosë që t'ia marrë përkohësisht licencën mjekut nga Tetova

Gjykata e nderit e Odës së Mjekëve do të vendosë që t'ia marrë përkohësisht licencën mjekut nga Tetova

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Prokurori i Gjykatës së Nderit të Odës së Mjekëve në këtë Gjykatë dorëzoi aktakuzë kundër mjekut Valton Dervishi, anestezist i punësuar në ISHP SK Tetovë i cili i incizoi pacientët, me propozimin që t'i shqiptohet masa për marrjen e përkohshme të licencës së punës, informuan sot nga Oda e Mjekëve. Pas skadimit të afateve kohore minimale të parapara në procedurë, Gjykata e nderit do të kryesojë për marrjen e vendimit final.

"Në pajtim me procedurat dhe rregulloret, sot në mënyrë urgjente u mbajt një takim i jashtëzakonshëm i Komisionit për Çështje Etike dhe Juridike. Pas debatit të detajuar dhe shqyrtimit të rastit, komisioni mori vendim unanim për ngritjen e procedurës para Gjykatës së nderit të Odës së Mjekëve. Prokurori i Gjykatës së nderit, pas shqyrtimit të kallëzimit, e pranoi dhe në Gjykatën e nderit të Odës së Mjekëve, dorëzoi aktakuzë kundër doktor Valton Dervishit, anestezist i punësuar në ISHP SK Tetovë, me propozim të gjykatës së nderit, t'i shqiptojë masën, për marrjen e përkohshme të licencës së punës. Në pajtim me rregulloret e punës, aktakuza i dorëzohet mjekut", informoi në konferencën për shtyp kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardellova.

Oda në mënyrë urgjente i ka konvokuar organet dhe trupat për ta shqyrtuar rastin konkret me incidentin në ISHP Spitali Klinik Tetovë, ku, siç potencoi, një mjek i punësuar në këtë institucion shëndetësor e ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe i ka shkelur të drejtat e pacientëve dhe dinjitetin e tyre, ndërsa me atë e ka prishur edhe imazhin dhe nderin e profesionit të mjekëve.

Grivçeva Stardellova porositi se mjekët profesionin e tyre duhet ta kryejnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme.

"Gjithmonë në radhë të parë duhet të jetë ruajtja e shëndetit, me ndjekjen e normave etike dhe respektimin e dinjitetit njerëzot, privatësisë dhe integritetit të pacientëve. Mjeku është i obliguar ta ruajë fshehtësinë profesionale, ndërsa në jetën profesionale dhe private t'i ruaj cilësitë personale, përkatëse për vendin dhe dinjitetin e profesionit të mjekëve në shoqëri", potencoi ajo

Më pas, siç potencoi, mjeku duhet të jetë i vetëdijshëm, se për çdo akt të papërshtatshëm, të pandershëm dhe nënçmues, i komprometon të gjithë kolegët e tjerë.

"Për fat të keq, në këtë rast, Komisioni i Etikës konstatoi se kolegu me veprimet dhe sjelljet e tij i ka shkelur më shumë norma etike në të cilat obligohet me Kodin e deontologjisë mjekësore, për çka ka nisur procedurë para Gjykatës së nderit", tha kryetarja e Odës së Mjekëve.

Oda, siç tha, edhe njëherë shpreh dënim më të ashpër të incidentit dhe keqardhje të sinqertë për gjendjen në të cilën janë ndodhur pacientët.

Në mënyrë aktive do të pasojnë incidente të tilla. Gjykata e nderit tani në shembullin konkret, mund të shqiptojë marrjen e përkohshme të licencës prej maksimum shtatë viteve. Që kur ka autorizime ajo, nga Oda e Mjekëve në mënyrë të përhershme janë marrë dy licenca, ndërsa dy përkohësisht në bazë të aktgjykimit gjyqësor.

FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR