• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Gjykata e Apelit: Hiqet paraburgimi për Valmir Etemin me garanci prej mbi 600 mijë euro, janë caktuar masa kujdesi

Gjykata e Apelit: Hiqet paraburgimi për Valmir Etemin me garanci prej mbi 600 mijë euro, janë caktuar masa kujdesi

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) - Gjykata e Apelit Shkup sot kumtoi se i është hequr masa e paraburgimit të pandehurit Valmir Etemi, i cili është organizator i grupit të trafikut të drogës dhe armëve në rajonin Ohër-Strugë, me pranimin e garancisë në vlerë të përgjithshme prej mbi 600 mijë euro. Për të pandehurin janë caktuar masa kujdesi.

"Gjykata e Apelit në Shkup, në interes të opinionit dhe mediave, njofton se duke vepruar në lëndën penale KSZH-162/25, në seancën me dyer të mbyllura të mbajtur më 06.03.2025, e ka pranuar ankesën e të pandehurit V.E. nga Struga. Vendimin e Gjykatës Themelore Penale e ka ridrejtuarnë atë mënyrë që është hequr masa e paraburgimit ndaj të pandehurit V.E. nga Struga duke pranuar garanci në vlerë të përgjithshme prej 618.147 euro ose në kundërvlerë në denarë prej 38.016.040,50 denarë. Në të njëjtën kohë, kundër të pandehurit V.E. nga Struga janë caktuar masat e kujdesit, në pajtim me nenin 146 paragrafi 1 pika 2 dhe 3 të Kodit të procedurës penale, theksohet në kumtesën nga Gjykata e Apelit Shkup.

Vendimi i marrë në këtë mënyrë, me arsyetimin, siç theksohet në kumtesën, është publikuar i plotë në ueb faqen e Gjykatës në përputhje me Ligjin për udhëheqje me qarkullimin e lëndëve në gjykatat. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR