• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e Mijallkovit, Gjykata Penale sërish do të vendosë për kërkesën e tij për lirim me kusht

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e Mijallkovit, Gjykata Penale sërish do të vendosë për kërkesën e tij për lirim me kusht

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) – Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, dhe lëndën e ktheu në Gjykatën Penale, në mënyrë që sërish të vendosë për kërkesën e Mijallkovit për lirim me kusht.

"Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas ankesës së të dënuarit S.M., nga S., e parashtruar përmes Shtëpisë ndëshkuese-korigjuese të tipit të hapur - Strugë, ka marrë vendim me të cilin pranohet ankesa, ndërsa lënda anulohet dhe kthehet në rigjykim dhe vendim para gjykatës së shkallës së parë", kumtuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup.

Pranimi i ankesës së të dënuarit Sasho Mijalkov vjen pasi propozimi paraprak i drejtorit të Shtëpisë ndëshkuese-korigjuese Strugë për lirim me kusht të të dënuarit ishte refuzuar si i pabazuar.

"Sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit - Shkup, ankesa e drejtorit të Shtëpisë ndëshkuese-korigjuese të tipit të hapur - Strugë është refuzuar si e papranueshme", shtuan nga Apeli.

Mijalkov po vuan dënimin në burgun e Strugës, pasi e pranoi fajësinë dhe u dënua me tre vjet burg për rastin “Perandoria”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR