• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën për lirim me kusht të Mile Janakieskit, do të fillojë më 17 qershor

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën për lirim me kusht të Mile Janakieskit, do të fillojë më 17 qershor

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Ankesa e Mile Janakieskit, me të cilën kërkohet lirim me kusht, është pranuar dhe do të fillojë më 17 qershor të këtij viti, informojnë nga Gjykata e Apelit Shkup.

Gjykata e Apelit Shkup informoi se Këshilli penal i Gjykatës ka marrë vendim, me të cilën ankesa e Prokurorisë themelore publike për ndekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit refuzohet si e pabazë, ndërsa ankesa e të dënuarit M.J. nga Shkupi, e deklaruar përmes avokatit të tij, me të cilën kërkohet lirim me kusht, pranohet. 

"Në pajtim me vendimin e miratuar të Gjykatës së Apelit - Shkup, vendimi për lirim me kusht është ndryshuar dhe lirimi me kusht për të dënuarin M.J., në vend se, siç ishte vendimi i parë, të fillojë më 16.012025, të fillojë më 17.06.2024, por me kusht që deri në skadimin e lirimit me kusht i akuzuari të mos bëjë vepër tjetër penale", thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Janakievski në shkurt të vitit 2022 e pranoi fajin për rastin për parregullsi zgjedhore "Titanik", për çka me shkallë të parë u dënua në katër vjet e gjashtë muaj burg, pas çka Gjykata e Apelit në qershor vitin e kaluar ia uli dënimin në tre vjet e gjashtë muaj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR