• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë akuzën kundër Mijalkovit për “Titanik 2”, të akuzuarit e tjerë u dënuan me kusht

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë akuzën kundër Mijalkovit për “Titanik 2”, të akuzuarit e tjerë u dënuan me kusht

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) -  Gjykata e Apelit në Shkup sot në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal e hodhi poshtë akuzën ndaj ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, për rastin “Titanik 2”. Gjykata e Apelit për të akuzuarit e tjerë, që ishin ish anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Menduh Thaçi, Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi dhe Vlatko Sajkoski, i ndryshoi dënimet në dënime me kusht.

Gjykata e Apelit Shkup në interes të opinionit dhe mediave informoi se duke vepruar në lëndën penale KOKZH - 43/23, në opinion e njohur si "Titanik 2", pas seancës së mbajtur publike më 15.09.2023, ndërsa pas konsultimit të kryer dhe votimit më 29.09.2023., miratoi aktgjykimin me të cilin pjesërisht i pranoi ankesat e të akuzuarit M.T. nga T., B.I. nga T.. V.S. nga K., S.S. dhe nga S dhe aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup e ndryshoi në pjesën e vendimit për sanksionin penale. Në të njëjtën kohë, sipas paragrafit II nga shqiptimi, me rastin e anesave të akuzuarit S.M. nga S., ndërsa sipas detyrës zyrtare, aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup e ndryshoi në pjesën kundër të akuzuarit S.M. nga S., duke miratuar vendim me të cilin refuzohet aktakuza, në pajtim me nenin 402 pika 6 nga LPP-ja", theksohet në kumtesën e Gjykatës së Apelit në Shkup.

"Titanik 2" është një lëndë që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR