• e diel, 24 nëntor 2024

Gjykata e Apelit: E drejta e ankimit për “Titanik 2” skadon më 17 mars, çështja është kthyer administrativisht në gjykatën e shkallës së parë

Gjykata e Apelit: E drejta e ankimit për “Titanik 2” skadon më 17 mars, çështja është kthyer administrativisht në gjykatën e shkallës së parë

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup e ka dorëzuar lëndën e njohur në opinion si “Titanik 2” në Gjykatën e Apelit Shkup më 7 mars 2023, para skadimit të afateve ligjore për ndërmarrjen e veprimeve para Gjykatës së shkallës së parë, informuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup.

Dorëzimin e fundit i aktgjykimit të shkallës së parë, siç sqarojnë nga Gjykata e Apeli, i pandehuri e ka pranuar më 03.02.2023, që do të thotë se afati për ankesë ka filluar më 03.03.2023 dhe afati në të cilin i pandehuri mund të ushtrojë të drejtën për ankim skadon më 17 mars 2023.

"Në bazë të dispozitës së nenit 420 paragrafi 2 të Ligjit për Procedurën Penale, parashikohet që ankesa dhe përgjigja e ankesës me të gjitha shkresat, gjykata e shkallës së parë në afat prej tri ditësh nga marrja e përgjigjes së ankesës, përkatësisht pas kalimit të afatit për paraqitjen e përgjigjes së ankesës, do t'ia dorëzojë gjykatës së shkallës së dytë. Gjykata e shkallës së parë nuk e ka pritur afatin prej 15 ditësh për ankesë eventuale dhe para skadimit të këtij afati lëndën me shkresat e ka dorëzuar për procedurë dhe vendimmarrje në Gjykatën e Apelit në Shkup", thuhet në kumtesën nga Gjykata e Apelit Shkup.

Për arsyet e cekura lënda administrativisht i është kthyer gjykatës së shkallës së parë për të vepruar edhe pas skadimit të afateve ligjore për paraqitjen e ankesës, gjegjësisht përgjigja e ankesës, lënda me të gjitha shkresat duhet të dorëzohet në Gjykatën e Apelit Shkup për vendimmarrje në procedurën e ankimit.

Më 23 janar të këtij viti, Gjykata Themelore Penale i shpalli fajtorë dhe u shqiptoi gjobë prej 12 vitesh burg të pandehurit në procedurën e përsëritur për rastin “Titanik 2”, i cili i referohet parregullsive zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës.

Ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, gjykata e ka dënuar me dy vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, është dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev, janë dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Më 8 mars 2019, gjykata themelore penale në Shkup i dënoi të akuzuarit në rastin “Titanik 2” me gjithsej 19 vjet e tetë muaj burg, por Gjykata e Apelit Shkup në nëntor 2019 për shkak të shkeljeve esenciale të procedurë, aktgjykimin e shkallës së parë e anuloi dhe lëndën e ktheu në rishqyrtim.

Prokurori publik Gavril Bubevski pas shpalljes së aktgjykimit tha se është i kënaqur me aktgjykimin dhe se nuk do të paraqesë ankesë për siç që tha “për ta penguar”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Sasho Mijalkov, avokati Lupço Shvërgovski, më pas paralajmëroi se do të parashtrojnë ankesë lidhur me aktgjykimin, duke theksuar se “ky dënim do të pësojë të njëjtin fat si aktgjykimi i mëparshëm”.

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR