• e enjte, 18 korrik 2024

Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë për "Organizatorët e 27 Prillit", lënda kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë për

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Gjykata e Apelit në Shkup i miratoi ankesat dhe e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin Organizatorët e 27 Prillit të 26.07.2021 dhe lëndën e ktheu në rigjykim para Gjykatës Themelore Penale Shkup.

"Gjykata e Apelit Shkup në interes të opinionit dhe mediave informoi se duke vepruar për lëndën penale, mori vendim me të cilin i miratoi ankesat e të akuzuarve T.V., S.R., M.J. dhe V.A., e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë të datës 26.07.2021 dhe lëndën e ktheu në rigjykim para Gjykatës Themelore Shkup, Sektor i Specializuar i gjykatës kompetent për gjykimin e veprave nga sfera e krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Për ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në këtë fazë të procedurës, Gjykata e Apelit ka vendosur se është e pakuptimtë.

Masat e kujdesit ndaj të akuzuarve T.V. dhe V.A. mbeten në fuqi.

"Për shkak të interesimit të madh dhe transparencës për funksionimin, Këshilli gjyqësor i Gjykatës së Apelit Shkup, informon se gjatë shqyrtimit të aktgjykimit të shkallës së parë, vlerësoi se gjatë procedurës në këtë lëndë penale janë konstatuar shkelje thelbësore të dispozitave të Procedurës penale nga neni 415 paragrafi 1 pika 11 dhe paragrafi 3 nga Ligji për Procedurë Penale, gjë që ka ndikuar që gjykata e shkallës së parë të mos mund të zbatojë drejt të drejtën materiale - Kodin Penal", thekson Apeli.

Kjo për arsye se gjykata e shkallës së parë, në bazë të materialeve dëshmuese në dispozicion, i ka diskutuar në mënyrë të pamjaftueshme të gjitha rrethanat kontestuese dhe nuk i ka përcaktuar me siguri të gjitha faktet vendimtare që përbëjnë shenjën e veprës penale që e përcaktojnë realizimin e saj dhe gjatë përcaktimit të gjendjes faktike nuk ka vërtetuar me siguri se në çfarë konsistojnë veprimet e secilit prej të pandehurve të ndërmarra për të kuptuar thelbin e veprës penale për të cilën akuzohen, nëse merret parasysh vepra e kryerjes së veprës penale në fjalë, për të cilën teoria juridike dhe jurisprudenca janë unanime se përveç zbatimit me paramendim, elementi subjektiv i paligjshmërisë përfshin edhe qëllimin për të kërcënuar rendin kushtetues apo sigurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjykata e shkallës së parë, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit, ka kryer shkelje thelbësore të disapozitave të procedurës penale të nenit 415 paragrafi 3 i Ligjit për Procedurë Penale, gjegjësisht e ka shkelur të drejtën e mbrojtjes së të akuzuarve gjë që ka ndikuar mbi marrjen e ligjshme dhe të drejtë të akgjykimit dhe mbi të drejtën e atë akuzuarve për gjykim të drejtë, pasi nuk e ka diskutuar në masë të mjaftueshme çështjen për dispozitat të cilat kanë të bëjnë për amnistinë e përndjekjes penale.

Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 korrik 2021 i shqiptoi gjithsej 25 vite burgim katër të akuzuarve për rastin e njohur në opinion si "Organizatorët e 27 prillit" edhe atë gjashtë vite e gjysmë burgim për ish-spikerin e Kuvendit, Trajko Veljanoski, gjashtë vite e tre muaj burgim për ish-ministrin e Arsimit Spiro Ristovski dhe gjashtë vite e tre muaj burgim për ministrin e Transportit, Mile Janakieski, ndërsa ish-drejtorit të DZK Vlladimir Atanasovski gjashtë vite dënim me burg.

 

QËNDRONI TË LIDHUR