Gjykata caktoi masa kujdesi për katër persona në rastin "Lotaria Shtetërore e RMV"-së
- Gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike, caktoi masa kujdesi kundër katër personave të përfshirë në hetimin për "Lotarinë Shtetërore në RMV". Personat dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
- Post By Sara Ademi
- 10:36, 17 dhjetor, 2024
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike, caktoi masa kujdesi kundër katër personave të përfshirë në hetimin për "Lotarinë Shtetërore në RMV". Personat dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, atyre u janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe janë urdhëruar që të paraqiten rregullisht te personi zyrtar, ndërsa është dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.
"Njëherit, te gjyqtari i procedurës paraprake është dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave të përfshirë me hetimin e njejtë, masë e cila fillon të zbatohet nga gjetja e tyre, për të cilin propozim gjykata është në procedurë, ndërsa për të cilën gjatë ditës opinioni do të informohet plotësisht. Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë të ankohen para Këshillit Gjyqësor", plotësojnë nga Gjykata Penale.
Masat dalin pas hetimit të Prokurorisë kundër dy personave për shpërdorim dhe katër persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Dëshmitë tregojnë se dy bashkëkryerësit, si persona përgjegjës në Lotarinë Shtetërore, shkaktuan dëm prej 501.319.119 denarë ndaj shoqatës përmes prokurimeve të paligjshme kundërligjore të terminaleve të videolotarisë.
I dyshuari i parë ka propozuar furnizimin e terminaleve, edhe pse e ka ditur se është kundërligjore, ndërsa i dyshuari i dytë e ka mbështetur furnizimin si zëvendëskryeministër. Terminalet asnjëherë nuk janë përdorur.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dje në konferencën për media njoftoi se ish kryeministri dhe zëvendëskryeministri i parë janë pjesë e hetimit rreth aferës me krimin në Lotarinë Shtetërore, Janë përfshirë edhe ish sekretari i përgjithshëm dhe zyrtarë shtetëror. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s