• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata Administrative i refuzoi si të pabazuara të shtatë paditë e "Frontit Evropian"

Gjykata Administrative i refuzoi si të pabazuara të shtatë paditë e

Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - Gjykata Administrative mbrëmë i ka hedhur poshtë si të pabazuara të shtatë paditë e koalicionit "Fronti Evropian" kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.

Me vendimet e Gjykatës Administrative konfirmohen vendimet e KSHZ-së për rivotim në gjashtë vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, nëse vendimi për rivotim në një vendvotim mund të ndikojë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KSHZ-ja do të organizojë rivotim 14 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht më 22 maj.

Koalicioni “Fronti Evropian” ka ngritur shtatë padi kundër vendimeve të KSHZ-së për Zgjedhjet parlamentare 2024. Për të gjitha, gjatë ditës së djeshme janë parashtruar dhe caktuar lëndë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR