• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykatësit kushtetues u takuan me Rajner Viliant, nënkryetar i PE-së dhe anëtar i Komisionit për çështje kushtetuese

Gjykatësit kushtetues u takuan me Rajner Viliant, nënkryetar i PE-së dhe anëtar i Komisionit për çështje kushtetuese

 

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska së bashku me të gjithë gjykatësit, realizuan takim me nënkryetarin e Parlamentit Evropian dhe anëtarin e Komisionit për Çështje Kushtetuese të Parlamentit Evropian, Rjner Vilant.

"Në takim u diskutua për sfidat aktuale, siç është moszgjedhja e dy gjykatësve të tjerë kushtetues nga Kuvendi, mënyra e punës në Gjykatën kushtetuese që nga faza fillestare e paraqitjes së iniciativave dhe kërkesave, deri në paraqitjen e lëndëve në seancat për diskutim dhe votim", informojnë nga Gjykata kushtetuese. 

Ndër të tjera, siç është theksuar në kumtesë, është ndarë edhe informacioni se është ulur kohezgjatja mesatare e procedurave para Gjykatës nga nëntë në katër muaj.

Kacarska përmes shembujve vuri në dukje mangësitë që u shfaqën për shkak të mosplotësimit të përbërjes së Gjykatës, e cila aktualisht përbëhet nga shtatë, në vend të nëntë gjyqtarëve siç parashukon Kushtetuta.

Në takimin e zhvilluar më 17 maj në ambientet e Gjykatës, u theksua nevoja e paraqitjes së një padie kushtetuese, e cila do të rrisë mundësitë e qytetarëve për të kërkuar mbrojtje nga Gjykata Kushtetuese për çdo të drejtë të parashikuar nga Kushtetuta.

"Sa i përket nevojës për paraqitjen e padisë kushtetuese, është e dëshirueshme që qytetarët këtu të shterojnë mundësinë e fundit, para se t'i ekspozohen shpenzimeve para Gjykatës në Strasburg, ku adresojnë pakënaqësitë nga gjykatat vendase", theksoi Kacarska.

Eurodeputeti Villant u interesua për arsyet pse Gjykata Kushtetuese nuk është në përbërje të plotë dhe pasojat e këtij problemi, si situatat në të cilat çështjet mbeten të pazgjidhura për shkak të mungesës së shumicës së votave, si dhe llojin e nismave që i dorëzohen Gjykatës. ls/

Foto: Gjykata kushtetuese

 

QËNDRONI TË LIDHUR