• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu është dekoruar me Kartën për vepër jetësore në Takimet tradicionale kulturore - shkencore të Pellagonisë

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu është dekoruar me Kartën për vepër jetësore në Takimet tradicionale kulturore - shkencore të Pellagonisë

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu është dekoruar me Kartën për vepër jetësore në Takimet tradicionale kulturore - shkencore të Pellagonisë. Këtë mirënjohje, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, e ka marrë për shkak të kontributit të tij në zhvillimin e mendimit arsimor- shkencor në vend dhe promovimin e tij në nivel ndërkombëtar. 

"Mirënjohja Juaj është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, sepse ju jeni zëri i qytetarëve, i përfaqësoni idetë e tyre, angazhimet për arsim më cilësor, dhe në fund që angazhimet të përfaqësohen siç duhet përmes promovimit të mendimit shkencor si një pasuri e paçmuar për këtë vend. Çdo mirënjohje është e veçantë për mua dhe e pranoj me shumë respekt, sepse është një motiv për krijimin e ardhshëm akademik dhe përkthimin e mendimit shkencor në praktikë të frytshme dhe cilësore që mban të vendosura themelet e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës", deklaroi gjykatësi Kadriu.

Para se të zgjidhet si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2018, Kadriu ishte profesor në Fakultetin Juridik pranë Universitetit FON nga viti 2006. Ai merret me veprimtarinë shkencore dhe është autor i nëntë librave dhe më shumë se 100 njësive bibliografike nga sfera civile- juridike, të drejtës kushtetuese dhe të punës. Punimet janë publikuar edhe në revista të tjera ndërkombëtare, në gjuhën maqedonase, shqipe, serbe dhe angleze. 

Kadriu ka punuar edhe si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në Kërçovë, anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan, u.d. dekan në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, profesor në Fakultetin Pedagogjik pranë Universitetit "Kirili dhe Metodi" në Shkup dhe kryetar i Komitetit të Helsinkit për Mbrojtje të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. fc/

Fotografia: Gjykata Kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR