• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjurmë të eksplozivit u gjetën në një jaht, tregon hetimi gjerman për sabotimin në Rrjedhën Veriore

Gjurmë të eksplozivit u gjetën në një jaht, tregon hetimi gjerman për sabotimin në Rrjedhën Veriore

Berlin, 12 korrik 2023 (MIA) - Gjermania ka gjetur gjurmë nga eksplozivi nëndetës në mostrat e mara nga jahti për të cilin ekziston dyshimi se ndoshta ishte shfrytëzuar për transport të eksplozivëve në sabotimin në gazsjellësin Rrjedha Veriore, bëhet e ditur në letrën e Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës dërguar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. 

Seria e shpërthimeve të pasqaruara deri më tani në shtator të vitit të kaluar i ndali gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe 2, të cilat i lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nën Detin Baltik, në zonat ekskluzive ekonomike të Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës. 

Secili vend bën hetim të veçantë dhe dje me kërkesë të Rusisë i dërgoi informacionet më të reja. Moska thotë se nuk ishte informuar për progresin e hetimeve. 

Asnjë nga hetimet nuk ka përfunduar dhe ende nuk mund të thuhet se kur do të përfundojnë. Natyra e akteve të sabotimit është pa precedent, ndërsa hetimet janë të ndërlikuara, shkruan Gjermania, Suedia dhe Danimarka në letrën e përbashkët në të cilën i përditësojnë informacionet për hetimin. 

Në letrën e përbashkët thuhet se Gjermania heton "varkën me vela e dyshimtë çarter" e cila ishte huazuar në atë mënyrë që "ta fshehë identitetin e huazuesit të vërtetë". 

"Dyshohet se kjo anije ndoshta ishte shfrytëzuar për transportin e eksplozivëve. Gjurmë nga eksplozivët nëndetës janë gjetur në mostrat e mara nga anija gjatë hetimit", bëhet e ditur në raport në hetimin gjerman. 

Shtohet se "sipas vlerësimeve të ekspertëve, ka gjasa që zhytës të trajnuar të kenë vendosur eksploziv në vendet ku janë dëmtuar gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe Rrjedha Veriore 2, të cilët janë vendosur në fund të detit në thellësi prej rreth 70 deri 80 metra. 

"Në këtë moment nuk ka mundësi që me siguri të konfirmohet identiteti i kryerësve të motiveve të tyre", bëhet e ditur në letër. 

Moska thotë se Perëndimi qëndron pas shpërthimeve, përderisa qeveritë perëndimore mohojnë përfshirjen. fc/

Fotografitë: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR