• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjorgjievski: Propozojmë që gjoba minimale për krijuesit e deponive të egra të jetë prej katër deri gjashtë mijë euro

Gjorgjievski: Propozojmë që gjoba minimale për krijuesit e deponive të egra të jetë prej katër deri gjashtë mijë euro

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski pret së shpejti të sillen ndryshimet e ligjeve për vetëqeverisje lokale dhe për polici komunale dhe ato të jenë në interes të qytetarëve për marrjen e pushtetit lokal më të mirë dhe më funksional.

"Ka grupe të punës të cilat punojnë intensivisht në miratimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe në tejkalimin e problemit që ekziston tani në pajtim me rregullativat ligjore. grupi i punës nga BNJVL në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në periudhën në vijim do ta përfshijë në tërë procesin edhe opinionin e ekspertëve. Konsiderojmë se nuk mjafton të krijojmë zgjidhje në afat të shkurtë, por neve na nevojitet reformë e hollësishme në mënyrë që edhe ata që do të vijnë pas nesh të mos përballen me problem siç po përballemi ne tani për momentin, por para së gjithash, ajo të jetë në interes të qytetarëve. Të gjihë ne jemi të zgjedhur nga qytetarët dhe duhet gjithçka të jetë kryesisht në interes të tyre", tha Gjorgjievski në përgjigje të pyetjes para fillimit të Kuvendit të sotëm të përgjithshëm të BNJVL-së.

Theksoi se më alarmante është situata në Qytetin e Shkupit, e cila, siç tha, ishte shkaku që e ka shtyrë BNJVL-në të kërkojë ndryshime të Ligjit.

"Ky nuk është propozimi im personal, ky është propozim-nismë e BNJVL-së e cila shpresoj se do të ndryshojë gjithçka. Ne absolutisht kemi të vetëdijshëm se me atë fuqia e kryetarëve të komunave sërish kthehet në duart e qytetarëve dhe ashtu duhet të funksionojë ky sistem. Të gjithë kryetarët e komunave e dimë se qytetarët janë sovrani më i madh, por e japin mbështetjen dhe askush nuk mund t'ju revokojë nëse nuk funksionon komuna dhe nëse nuk punoni në interes të qytetarëve. Në këtë mënyrë kryetari i komunës do të dijë nëse, siç e ka marrë mbështetjen nga qytetarët, të njejti do të mund t'ia marrin mandatin. Dhe kjo  është mënyra e vetme e drejtë të kemi vetëqeverisje lokale funksionale dhe kryetarë komunash të cilët do të jenë të udhëhequr kryesisht nga interesi i qytetarëve", potencoi Gjorgjievski.

I pyetur se kush do ta organizonte revokimin, Gjorgjievski tha se qëndrim i tij personal është që kjo të mos bëhet përmes Këshillit të komunës.

"Revokimi do të dalë nga vullneti i qytetarëve. Do të shohim deri në fund se si do të zhvillohen të gjitha proceset, por sipas meje, ky është qëndrimi im personal. Unë nuk them se ai është qëndrim i të gjithë kolegëve të mi, nuk është mirë kjo të ndodhë në suaza të Këshillit sepse atëherë lihet hapësirë për manipulim, lihet hapësirë për grupim, keqpërdorime etj., që do të thotë gjithçka që del nga qytetarët duhet sërish t'u kthehet qytetarëve", sqaroi Gjorgjievski.

BNJVL siç theksoi tashmë ka përpunuar edhe Propozim-ligj për polici komunale.

"Tashmë patëm takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa gjatë ditës së nesërme kemi takim kooridnues ku mes pikave të tjera do të bisedojmë edhe për këtë dhe besoj se në të ardhmen e afërt do të sillet edhe ajo zgjidhje ligjore. Inicuam edhe ndryshim të gjobave të cilat për momentin janë minimale, janë prej 50 deri 200 euro. Ne kërkojmë gjoba minimale, posaçërisht për ata krijues të deponive të egra të jetë prej 4 deri 6 mijë euro dhe të ekzistojë mundësi që shërbimet e komunës ta konfiskojnë edhe automjetin i cili më vonë do t'i dorëzohet MPB-së", tha Gjorgjievski.

Konsideron se për këto ndryshime do të ketë mbështetje absolute nga të gjithë, sepse, siç thotë, për shkak të 1, 2, 3 apo 5 për qind e populaltës e cila funksionon pa vetëdije sillemi në gjendje që të pësojë e tërë lagjja, i tërë vendbanimi, e tërë komuna e madje edhe i tërë shteti. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR