• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjorgjievski: Oferta dhe kërkesa më në fund duhet të përcaktojnë çmimet

Gjorgjievski: Oferta dhe kërkesa më në fund duhet të përcaktojnë çmimet

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Odës së Agrobiznisit pranë Lidhjes së odave ekonomike, Goran Gjorgjievski, sot në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë rritje të çmimit të bukës, theksoi se çmimi i rrymës është një input që merr pjesë në produktin përfundimtar dhe se inputi më i madh për të diskutuar janë burimet njerëzore.

“Nëse rryma për biznesin rritet normalisht, kjo është një input më i madh dhe pastaj secila kompani do të bëjë llogaritë nëse duhet ta rrisë apo jo”, tha Gjorgjievski, në pyetjen e gazetarit pas forumit të organizuar nga LOE “Mësimet e nxjerra nga projekti Greenovet”, përdorimi i inteligjencës artificiale në krijimin e aftësive të gjelbra për të ardhmen”.

Gjërat, theksoi Gjorgjievski duhet t'i shohim realisht. Secila kompani, në bazë të analizave të brendshme të saj duhet të përcaktojë se çfarë çmimesh do të ketë në treg, ndërsa oferta dhe kërkesa duhet këtë ta përfundojnë më në fund sepse kjo është mënyra evropiane, një qasje logjike, e arsyeshme dhe racionale.

Tregu, oferta dhe kërkesa, më në fund duhet të përcaktojnë çmimet. Nuk jemi në kohë sovjeto-socialiste ku dikush do të vendosë dhe do të ndërmarrë disa hapa në kurriz të subjekteve private. Politikat e këqija ekonomike të udhëhequra nga qeveria e fundit, për të cilat jemi dëshmiratë, patën një efekt katastrofik për bizneset në kuptimin që për dy vite nuk pati pothuajse asnjë ndihmë për shkak të Kovid-it, një krizë financiare, më pas një krizë energjetike ku një pjesë e madhe e kompanitë duhej të blinin rrymë 600, 700, 800 euro për megavat orë dhe për të cilën nuk kishim asnjë ndihmë nga shteti, ndryshe nga kompanitë fqinje që kishin një çmim të garantuar prej 80 euro për megavat orë, kontribuan që kompanitë të ishin në një situatë shumë komplekse dhe të vështirë, tha Gjorgjiievski, duke përsëritur se ngrirja e çmimeve ishte e masë e gabuar masë, siç tha, goditi vetëm kurrizin e bizneseve.

Duke komentuar deklaratat e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski, për ndikimin e çmimit të ri të rrymës në çmimin e bukës, Gjorgjievski tha se Bislimoski është kryetar i KRRE-sëë dhe nuk është i lidhur me sektorin e bujqësisë dhe industinë ushqimore.

Kryetari i LOE-së, Trajan Angeleski, nga ana tjetër, tha se duhet të ndryshohen kriteret për transferimin e konsumatorëve të vegjël në tregun e lirë të energjisë. Koha e socializmit, theksoi, ka mbaruar dhe kompanitë e vogla duhet të lejohen të kenë qasje në tregun e lirë. Për të kaluar në tregun e lirë ka kritere dhe është pothuajse e pamundur për një konsumator të vogël. Shteti duhet ta lirojë këtë pjesë dhe të trajnojë kompanitë e vogla se si t'i qasen dhe ndryshojnë kriteret.

 

Sipas tij, deklaratat e mandatarit dhe ministrave potencialë janë inkurajuese se do të punojnë në këtë drejtim, por, siç tha, besojmë se edhe institucionet tjera si Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe organet tjera që merren me këtë çështje do të fokusohen në një qasje moderne në të ardhmen.

Angeleski gjithashtu vlerësoi se tarifat e lëndëve të para në industrinë ushqimore kanë një ndikim shumë negativ dhe për këtë, siç tha, shpesh përfundojmë në një situatë të konsumojmë produkte ushqimore me çmime më të larta për dallim nga fqinjët tanë që janë në BE.

"Industria ushqimore e shpjegon vazhdimisht këtë dhe ne besojmë se tarifa doganore dhe i gjithë sistemi duhet të reformohet dhe t'i mundësojë industrisë ushqimore, e cila punon në botën reale dhe konkurron me kompanitë dhe ekonomitë e tjera fqinje, të ketë qasje të barabartë në çmimin e lëndëve të para dhe importet e lëndëve të para", tha Angelevski. ls/

foto: print-skrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR