• e mërkurë, 21 janar 2026

Gjorgjievski në Fejsbuk: Është koha që përsëri të dëshmojmë se Shkupi di të festojë, krijuam program i cili i lidh të gjitha gjeneratat

Gjorgjievski në Fejsbuk: Është koha që përsëri të dëshmojmë se Shkupi di të festojë, krijuam program i cili i lidh të gjitha gjeneratat

Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski përmes një publikimi në profilin e tij në Fejsbuk nesër i fton shkupjanët në sheshin "Maqedonia" në, siç thotë, pritje të paharruar të Vitit të Ri 2026, natë e cila përsëri do ta bashkoj qytetin dhe porosit se me interpretues vendorë, të dashur për publikun, krijoi “program i cili i lidh të gjitha gjeneratat”. 

“Programi fillon në orën 19:45 me vokalin e fuqishëm të Mile Kuzmanovskit, dhe vazhdon me Ognen Zdravkovskin. Më pas janë Dina Jashari, legjendarët Kuku Lele dhe e papërsëritshmja Tamara Todevska. Kulminacionin e sjellin të preferuarit e publikut të ri Pajak, Lara dhe Dy Bona, ndërsa momenti magjik i pritjes së Vitit të Ri do të shënohet nga performanca e Karolina Goçevës”, shkroi Gjorgjievski në Fejbsuk.

Shkupjanë të nderuar, thuhet në publikimin e tij, mjaft ishte errësirë. Është koha për unitet dhe gëzim. Është koha që përsëri të tregojmë se Shkupi di të festojë, di të bashkojë dhe di të jetë lider në ngjarje kulturore. 

“Me interpretues vendorë, të preferuar të publikut, kemi krijuar program që lidh të gjitha gjeneratat. Kjo është dhurata jonë për qytetin e bukur - që ai të mund të jetojë, të pulsojë dhe të ëndërrojë përsëri. Ju ftoj të gjithëve, të dashur shkupjanë, të na bashkoheni dhe së bashku ta mirëpresim vitin 2026 me buzëqeshje, muzikë dhe momente të paharrueshme. Jeni të gjithë të mirëpritur të jeni pjesë e kësaj historie të Vitit të Ri, të mbushur me energji pozitive dhe argëtim të nivelit të lartë. Shihemi!”, bëhet e ditur në statusin e Gjorgjievskit në Fejsbuk. fc/

Foto: Fejsbuku i Orce Gjorgjievskit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR