• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjorgjievski: Gjoba nuk do të paguhet, ka një vendim të vitit 2005 me të gjitha komunat që mund të deponojnë mbeturinat në NP "Drisla"

Gjorgjievski: Gjoba nuk do të paguhet, ka një vendim të vitit 2005 me të gjitha komunat që mund të deponojnë mbeturinat në NP

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, në konferencën e sotme për media të mbajtur në ambientet e komunës, tha se nuk ka nevojë për asnjë kontratë për deponimin e mbeturinave në Ndërmarrjen Publike "Drisla" dhe duke treguar fatura nga e kaluara e afërt, se si janë hedhur mbeturinat në deponi, ai theksoi se nuk ka nevojë për ndonjë marrëveshje që është përmendur, por është një vendim i marrë në vitin 2005 ku janë renditur të gjitha komunat që në çdo kohë mund të depozitojnë mbeturinat në NP "Drisla", dhe prandaj theksoi se për këtë gjobë  nuk do të paguhet asnjë denarë nga xhepi i qytetarëve dhe nga buxheti i kësaj komune, sepse, siç tha ai, ky dënim nuk ka bazë.

"Pasi u mbushën disa kamionë me mbeturina, mbetjet sipas logjikës së gjërave shkuan në deponinë e vetme rajonale për të cilin për asgjësimin e të njëjtave mbetje nuk ka nevojë për asnjë marrëveshje që përmendin sepse ekziston një Vendimi dhe ky është i disponueshëm për publikun, i marrë në vitin 2005 ku janë të listuara të gjitha komunat që në çdo kohë mund të depozitojnë mbeturinat në NP "Drisla" dhe për këtë të bëhet matja e mbeturinave dhe të përpunohet një faturë për të njëjtën gjë t'u paguhet", tha Gjorgjievski.

Ai përkujtoi se derisa kamionët nga Kisella Voda dhe Sopishte janë penguar të hedhin mbeturina në "Drisla", automjetet e tjera, përfshirë edhe automjetet me targa të huaja, janë lejuar të hyjnë në deponi.

Ai po ashtu deklaroi se deponia "Drisla" gjendet në një pjesë të Sopishtës dhe një pjesë të Komunës së Studeniçanit, komuna që janë jashtë kufijve, por edhe nga autoritetet e qytetit të Shkupit.

Në pyetjen e gazetarit se pse dënimi është shkruar vetëm për Komunën e Kisella Vodës dhe jo për Komunën e Aerodromit, Gjorgjievski është përgjigjur se kamionët e tyre janë poshtë dhe se ka pasur disa kamionë në seri.

"Kamionët tanë ishin të parët, të dytët nga komuna e Sopishtës. Gjoba janë shqiptuar edhe për komunën e Sopishtës 50 dhe nuk e di sa mijëra euro dhe 86 apo 84 mijë euro i është shqiptuar gjobë Kisella Vodës për hedhjen e mbeturinave në sipërfaqe publike", u përgjigj ai.

Gjorgjievski ka paralajmëruar se do të shqyrtohet mundësia e paraqitjes së kallëzimit penal, por nuk ka dhënë një përgjigje të saktë nëse ai kallëzim penal do t'i drejtohet institucioneve, në këtë rast NP "Higjiena Komunale" dhe Qytetit të Shkupit ose do t'u drejtohet personalisht personave që ata konsiderojnë se janë përgjegjës për këtë çështje. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR