• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjorgjievski: BNJVL mbetet e unifikuar

Gjorgjievski: BNJVL mbetet e unifikuar

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Në BNJVL nuk ka ndasi, ajo mbetet e unifikuar, deklaroi kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për bisedimet me kryetarin e komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, lidhur me largimin nga Këshilli drejtues i BNJVL-së.

Në deklaratën për media pas hapjes së takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, Gjorgjievski ka thënë se kanë vendosur që Strumica të mbetet në BNJVL.

"Me kolegut tim Kostadinov dje kemi pasur një debat dhe kemi konstatuar se Strumica nuk do të largohet nga BNJVL. Praktikisht mund ta rrumbullakoj këtë proces dhe të them publikisht dhe në prani të nënkryetarit tim se në BNJVL nuk ka përçarje dhe se ajo mbetet e bashkuar”, tha ai, duke shtuar se do të realizojnë takime dhe bashkërisht do t'i zgjidhin sfidat.

Në pyetjen për deklaratat e katër kryetarëve të komunave se do të themelojnë Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, ai u përgjigj se nuk sheh arsye për të hapur tema të tilla.

"Mendoj se ne kemi ASHAM-in në vend, ky është qëndrimi im dhe nuk shoh arsye për të hapur tema dhe çështje të tilla", ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë informacion nëse kjo është konform ligjit dhe se është çështje për të cilën madje ka biseduar me kolegët.

"Kjo është çështje për të cilën kemi biseduar me nënkryetarin Pero Kostadinov, kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu, por edhe me kolegët tjerë do të duhet të bisedojmë në një nga mbledhjet e ardhshme të BNJVL-së për qëndrimin tonë", tha Gjorgjievski.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR