• e enjte, 18 korrik 2024

Gjorgjievski: Apeloj për hapjen e një kapitulli të ri për avancimin e decentralizimit në procesin e negociatave me BE-në

Gjorgjievski: Apeloj për hapjen e një kapitulli të ri për avancimin e decentralizimit në procesin e negociatave me BE-në

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA)- Apeloj deri te delegatët nga Komiteti i rajoneve për mbështetje të fuqishme dhe lobim për realizimin e kësaj iniciative të rëndësishme të BNJVL-së, pra hapje e një kapitulli të ri për ecurinë e decentralizimit, në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Këtë e theksoi kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, në seancën e 22-të të KPK-së, para delegatëve të Komitetit të përbashkët konsultativ ndërmjet vendit tonë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian.

"Mbështetja e komunave me instrumente financiare të Unionit është me rëndësi domethënëse për ne, për forcimin e kapaciteteve tona administrative, përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen e reformave të cilat do sjellin deri te harmonizimi me vlerat, por edhe me standardet e Unionit në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët", tha ai.

Ai sqaroi se tema e parë e takimit të sotëm i dedikohet progresit të vendit tonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Unë dhe një numër i madh i qytetarëve tanë edhe më tej dëshirojmë të jemi pjesë e familjes evropiane, ku realisht përkasim gjeografikisht. Duam dhe punojmë në zbatimin e standardeve dhe vlerave evropiane, por dëshirojmë anëtarësim me çdo çmim", theksoi Gjorgjievski.

Sipas tij, madje shumë më interesante për diskutim është edhe tema e dytë “Sundimi i ligjit dhe roli i bashkësive lokale në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, krimeve të urrejtjes, lajmeve të rrejshme dhe ndikimit të huaj”. ss/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR