• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjorgjiev: Takimi i Komisionit për çështje historike në atmosferë konstruktive, takimi i ardhshëm deri në fund të vitit në Sofje

Gjorgjiev: Takimi i Komisionit për çështje historike në atmosferë konstruktive, takimi i ardhshëm deri në fund të vitit në Sofje

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Takimi i Komisionit të përbashkët multidisiplinor ekspert për çështje historike dhe arsimore, që sot dhe dje janë mbajtur në Shkup, ka kaluar në frymë pozitive dhe atmosferë konstruktive me diskutim dinamik dhe të hapur për çështjet nga sfera e punës së Komisionit, kumtuan nga Komisioni për çështje historike me Bullgarinë.

"Në takimin u diskutua për parimet për punë, si dhe për çështje protokolare dhe proceduralo-teknike për punën e Komisionit. Komisioni ka punuar edhe në harmonizimin e Procesverbaleve nga takimet paraprake, ndërsa u bë fjalë edhe për rekomandimet për librat maqedonase të klasës së 7-të", thuhet në kumtesën e kryetarit të Komisionit, prof.dr. Vanço Gjorgjiev.

Takimi i ardhshëm i Komisionit do të mbahet deri nga fundi i vitit në Sofje. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR