• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gjorgiev optimist se më shpejtë do të arrihet pajtueshmëri mes historianëve bullgarë dhe maqedonas për periudhën e Luftës së Dytë Botërore

Gjorgiev optimist se më shpejtë do të arrihet pajtueshmëri mes historianëve bullgarë dhe maqedonas për periudhën e Luftës së Dytë Botërore
Shkup, 28 korrik 2022 (MIA) - Bashkëkryesuesi nga pala maqedonase në Komisionin e përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, Dragi Gjorgiev është optimist se më shpejtë do të arrihet pajtueshmëri mes historianëve bullgarë dhe maqedonas për periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Ai në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, megjithatë pret debat të ashpër mes historianëve të të dyja vendeve për fundin e shekullit të 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të. “Konsideroj se këtu është më e qartë situata, kam frikë se nëse zgjat puna e Komisionit në vitet e ardhshme, fundi i shekullit të 19-të, fillimi i shekullit të 20-të, do të jetë shumë problematik. Periudha e Luftës së Dytë Botërore është shumë e qartë, nuk ka pse të debatojmë. Ka dokumente nga arkivat bullgare, nga qeveria bullgare se po përgatiten për të kryer okupimin e Maqedonisë. Sinqerisht këtu nuk pres ndonjë debat më të madh dhe zvarritje, pasi ne jemi këtu në terren shumë më të sigurt, ekziston një mori dokumentesh për luftën tonë në Luftën e Dytë Botërore, për idetë për të cilat luftojnë maqedonasit. Këtu jam përafërsisht optimist i madh se do të mund më lehtë të merremi vesh”, tha Gjorgiev. Sipas tij, sulmet dhe deklaratat nga ana e kolegëve historianë nga vendi krijuan një atmosferë jo të këndshme ndaj punës së Komisionit, veçanërisht, thotë ai, “tek opinioni që nuk është drejtpërdrejtë i njohur me punën e Komisionit”. “Nuk e di me çfarë ka të bëjë kjo, asnjëherë ata kolegë nuk kanë ardhur të pyesin se për çfarë po bisedojmë, cilat janë qëllimet tona, cilat janë idetë tona për rekomandimet. Shkrimet e tyre më shpesh janë deklarata dhe jo nga ana e politikanëve maqedonas, por atyre bullgarë. Nëse dikush në Bullgari deklaron ajo është e vërtetë absolute dhe ata e marrin këtë si bazë për shkrimet e tyre”, thotë Gjorgiev. Ai thekson se i tillë ka qenë rasti edhe me publikimin e protokollit të dytë nga Bullgaria. “Njëzet herë në pjesën për punën e Komisionit historik përdoret termi ‘të dyja palët’, pra ka 99 për qind reciprocitet në punën e Komisionit, thotë bashkëkryesuesi Gjorgiev.  

QËNDRONI TË LIDHUR