• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjobiten 209 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e të gjithë shtetit

Gjobiten 209 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e të gjithë shtetit

 Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Në kontrollim të përforcuar aksional të zbatuar në terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, dje janl gjobitur 209 shoferë.

Prej tyre, informuan sot nga MPB-ja, shtatë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 93 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit,  kurse 116 automjete jashtë vendeve të banimit.

 Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR