• e enjte, 18 korrik 2024

Gjobiten 18 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin gjatë ndalimit për ngasje në zonën e SPB Manastir

Gjobiten 18 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin gjatë ndalimit për ngasje në zonën e SPB Manastir
Shkup, 4 tetor 2022 (MIA) – SPB Manastir, Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion dhe Policia Kriminalistike  në SPB Manastir sot në periudhën nga ora 14.00 deri në 18.00 kanë kryer kontroll rajonal aksionar për drejtimin e mjeteve motorike gjatë ndalimit aktiv për ngasje ose kur ndalimi nuk është  regjistruar në patent shoferin, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB-ja shtuan se kontrolli është zbatuar në zonën e Manastirit, Demir Hisarit dhe Resnjës, gjatë të cilit janë konstatuar 18 kundërvajtje nga ana e shoferëve lidhur me aksionin, prej të cilëve pesë në mënyrë të parregullt kanë drejtuar me automjetin, 10 masa me ndalesë që nuk është shënuar në patent shoferin, është konstatuar vepër penale sipas nenit 380 të Kodit Penal, gjegjësisht përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë, një shofer ka drejtuar automjetin nën ndikim  të alkoolit dhe tre kundërvajtje të tjera. Në të këtë rast, 12 shoferë janë përjashtuar nga qarkullimi, ndërsa 10 shoferë iu është hequr patentë shoferët. ar/   са/

QËNDRONI TË LIDHUR