• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjoba për 100 shoferë në Shkup, 23 prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi

Gjoba për 100 shoferë në Shkup, 23 prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi

Shkup, 27 maj 2024 (MIA)- Sektori për Punë të Brendshme -Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar kontrollet në komunikacion.

Siç bën të ditur MPB, në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 sanksione edhe atë 23 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të kuq, tetë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 22 masa për kundërvajtje nga motoçiklistët...

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në komunikacion në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR