• e diel, 06 tetor 2024

Gjithsej tetë vjet burg për dy profesorë dhe dy vjet dënim me kusht për një profesor të Fakultetit Ekonomik për ryshfet

Gjithsej tetë vjet burg për dy profesorë dhe dy vjet dënim me kusht për një profesor të Fakultetit Ekonomik për ryshfet

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup sot i shpalli fajtorë tre profesorët e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, për pranim dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me rastin "Erazmus". Gjykata dënoi Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski me nga tetë vjet burg, ndërsa Dragan Denkovsi me dënim me kusht.

Profesori Bobek Shuklev u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për pranim të ryshfetit, profesor Sllave Ristevski u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg për dy vepra të marrjes së ryshfetit, pra një dënim të vetëm prej katër vjetësh. Profesor Dragan Denkovski, për tri vepra penale të dhënies së ryshfetit, Gjykata e ka dënuar me masë alternative të dënimit me kusht, për çdo vepër penale në kohëzgjatje prej 10 muajsh, ose një dënim të vetëm prej dy vitesh burgim, i cili nuk do të realizohet nëse nuk  kryen vepër të re penale.

Profesioni i tyre si profesorë është marrë në konsideratë nga gjykata si rrethanë rënduese, ndërsa mosha, familja dhe fakti që ata nuk janë dënuar deri më tani kanë qenë faktorë lehtësues.

Për profesorin Bobek Shuklev si rrethanë rënduese është marrë fakti që ai ka depërtuar në sferën intime të njërës prej viktimave.

Profesorët morën edhe ndalesë për kryerje të profesionit në kohëzgjatje prej pesë vitesh, ndërsa koha e kaluar në burg konsiderohet në kohën gjatë së cilës zgjat ndalesa.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, gjyqtarja Jançuleva Mihailovska theksoi se provat e paraqitura kanë kapacitet të mjaftueshëm dëshmues për nxjerrjen e aktgjykimit.

Vendimi fillestar për këtë rast u shqiptua në vitin 2020 dhe në vitin 2021 Gjykata e Apelit ta kthejë lëndën në rigjykim.

Në këtë rast është akuzuar edhe profesori Stojan Debarliev, për të cilin Gjykata Penale në vitin 2020 ka vendosur se nuk është fajtor për "keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar".

Çështja u hap në qershor të vitit 2016. Gjykimin e udhëhoqi gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR