• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjithsej 77 parashtresa deri te KPMD-ja për mbrojtje nga diskriminimi në tremujorin e dytë të vitit 2024

Gjithsej 77 parashtresa deri te KPMD-ja për mbrojtje nga diskriminimi në tremujorin e dytë të vitit 2024

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka publikuar raportin për periudhën prill – qershor 2024. Sipas të dhënave, në tremujorin e dytë të vitit 2024, në KPMD-së janë dorëzuar 77 parashtresa dhe atë 61 nga persona fizikë dhe16 nga persona juridikë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, numri i parashtresave të dorëzuara është rritur për 4.05 për qind.

Baza më shpeshta të konfirmuara të diskriminimit kanë qenë orientimi seksual dhe paaftësia, pastaj të ndjekura nga përkatësia etnike, gjinia dhe besimi politik.

"Nga persona fizikë si parashtrues, 25 nuk kanë dorëzuar të dhëna për gjininë. Nga ata të cilët kanë dorëzuar, 21 ose 58.33 për qind kanë qenë gra dhe 15 ose 41.67 për qind meshkuj. Në lidhje me kombësinë, 24 shtetas nuk janë deklaruar. Nga ata të cilët janë deklaruar, 27 kanë qenë maqedonas, shtatë shqiptarë, një vlleh. Deri tek KPMD-së i janë dorëzuar dhe dy parashtresa nga qytetarët të cilët janë deklaruar me përkatësi të ndryshme etnike - njëri kroat, ndërsa tjetri nuk ka treguar përkatësinë. Sa i përket moshës, më së shumti parashtresa janë paraqitur nga qytetarët prej moshës 41 deri në 50 vjeç - 16 parashtresa. Të dhëna për moshën e tyre nuk kanë dorëzuar 25 parashtrues. Gjithsej 52 parashtresa janë paraqitur nga qytetarë apo persona juridikë nga Shkupi. Pastaj vijojnë: katër nga Manastiri dhe Velesi, tre nga Shtipi, nga dy nga Prilepi dhe Tetova, nga një parashtresë nga Berova, Dellçeva, Dollneni, Ilindeni, Kavadari, Koçani dhe Struga. Dy parashtresa janë dorëzuar nga një organizatë civile me seli në Belgjikë, ndërsa një parashtrues ka një adresë vendbanimi në Gjermani", thuhet në raport.

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, KPMD ka marrë gjithsej 71 vendime për lëndët për mbrojtje nga diskriminimi. Janë miratuar 37 mendime, prej të cilëve në 16 raste është konstatuar diskriminim dhe në 21 raste nuk është konstatuar diskriminim. Janë refuzuar, gjegjësisht nuk është ndërmarrë asnjë masë apo është ndërprerë procedura për 34 parashtresa. Deri më 30 qershor 2024, numri i procedurave arrin në 88", shkruan në raport.

"Diskriminimi i drejtpërdrejtë është konstatuar në 10 raste, prej të cilave tre si diskriminim në formë më të rëndë - në njërin si intersektual, në tjetrin si të zgjatur dhe në të fundit si diskriminim të shumëfishtë dhe të zgjatur nga perceptimi. Diskriminim indirekt është konstatuar në dy raste, ngacmim në gjashtë, nxitje, nxitje dhe udhëzim për diskriminim në dy dhe viktimizimi në tre raste", bënë të ditur KPMD. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR