• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjithsej 542 sanksione për vozitje të shpejtë

Gjithsej 542 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje ka zbatuar kontroll të intensifikuar  në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 542 shoferë.

"Prej tyre, 39 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe shtatë automjete me shpejtësi  me më shumë se 70 kilometra në orë. Njëherit, 325 automjete shpejtësinë e kanë tejkaluar  në vende të banuara , ndërsa 217 jashtë vendeve të banuara", informoi sot Ministria e Punëve të Brenshme.

Prej aty njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje të gjithë pjeëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmn për rrugë më të sigurta. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR