• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjithsej 538 raste të kollës së mirë deri më 2 maj, regjistrohen rastet e para në Krushevë

Gjithsej 538 raste të kollës së mirë deri më 2 maj, regjistrohen rastet e para në Krushevë

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Gjithsej 22 raste të reja të kollës së mirë janë raportuar në vend nga data 26 prill deri më 2 maj. Shumica e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup - 15, pastaj në kuadër të epidemisë në Kumanovë - dy, ndërsa rastet janë raportuar edhe në Prilep - dy, Kërçovë - një dhe dy rastet e para në Krushevë. Nga 22 rastet e reja, katër janë shtruar në spital, njoftojnë nga Instituti i Shëndet Publik (ISHP) në raportin e fundit publikuar pasditen e sotme.

Deri më 2 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 538 raste të kollës së mirë. Kjo paraqet rritje të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin në periudhën e kaluar – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Nga të prekurit, janë hospitalizuar 77 persona, prej të cilëve 63 nën moshën katër vjet. Numri më i madh i rasteve - 53 ose 68.8 për qind, janë hospitalizuar në KU për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle. Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuar, 70 kanë dalë nga spitali. Në mesatare, të sëmurët janë hospitalizuar për nëntë ditë në spital.

Prej 18 janar deri më 30 prill, janë dhënë gjithsej 44.737 doza të vaksinave që përmbajnë komponentë kundër kollës së mirë.

Gjatë javës së 18 nga viti 2024 - nga 29 prill deri me 5 maj, në vend janë evidentuar 52 raste të raportimeve në grup për ata që vuajnë nga gripi apo sëmundje të ngjashme me gripin. Deri në javën e 18-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithsej 61.826 persona janë vaksinuar me një vaksinë falas ose komerciale kundër gripit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s, ISHP

 

QËNDRONI TË LIDHUR