• e shtunë, 17 gusht 2024

Dje 53 zjarre në ambient të hapur, 12 ende janë aktive

Dje 53 zjarre në ambient të hapur, 12 ende janë aktive

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 53 zjarre në ambient të hapur në shtet janë evidentuar gjatë ditës së djeshme. Prej tyre aktualisht, 12 ende janë aktive, gjashtë janë nën kontroll, ndërsa 35 janë shuar, kumtoi në mëngjes Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Sipas kumtesës, tre nga zjarret aktive janë në territorin e komunës Makedonski Brod. Nga dy udhëhiqen si aktive në komunat e Kërçovës dhe Çashkës. Stuhitë e zjarrit janë aktive edhe në rajonin e komunave Dibër, Dollnen, Novac, Plasnicë, Resnjë.

Nga zjarret nën kontroll, i pari është në komunën Demir Hisar, në Ilinska-Mali Plakenska, tek fshatrat Virovë dhe Slloeshticë, ku është djegur vegjetacioni i ulët. I dyti është në komunën e Manastirit, në territorin e fshatit Ostrec, ku janë djegur bari i thatë dhe pylli i përzier. Pylli i përzier është djegur edhe në fshatin Negrovë të Pehçevës, si dhe në territorin e komunës së Çashkës, tek fshatrat Papradishte dhe Oreshe. Nën kontroll është vënë edhe zjarri në deponinë e komunës Dellçevë. Një pyll ahu është djegur ndërmjet fshatrave Bolno dhe Ilino në rajonin e Resnjës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR